Prishtinë: Burri e rrah gruan

E publikuar: 11/10/2016 11:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia ka njoftuar se një femër nga Prishtina ka lajmëruar rastin në polici, pasi bashkëshorti i saj e kishtë sulmuar fizikisht.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njejta ka pranuar tretman mjekësor.

“Prishtinë, 09.10.2016, në orën 20:30. Viktima femër K-Shqiptare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj – i dyshuari mashkull K-Shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njejta ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.