Pas qetësimit të situatës në Kuvend, kthehen gotat e qelqit (Foto)

E publikuar: 11/10/2016 10:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka filluar seanca e Kuvendit të Kosovës, ku në rend dite janë 12 pika.

Para fillimit të seancës së Kuvendit është vërejtur se janë ndërruar gotat e deputetëve të Kuvendit, nga ata të plastikës në të qelqit, ashtu siç kanë qenë më parë.

Gotat e plastikes ishin vendosur para secilit deputet pas tensionimit të situatës disa muajsh në Kuvend.

 Ndryshe, Kuvendi ka këtë rend dite:

 

  • Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
  • Koha për pyetje parlamentare,
  • Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
  • Votimi për emërimin e një anëtari në Komisionin për Kërkesa Pronësore,
  • Votimi i Projektligjit për investimet strategjike në Republikën e Kosovës,
  • Votimi i Propozim-Rezolutës lidhur me Kodin telefonik shtetëror të Republikës së Kosovës,
  • Votimi i Propozim-Rezolutës lidhur me situatën aktuale politike në pjesën veriore të Republikës së Kosovës,
  • Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-117 për Akreditim,
  • Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-047 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-065 për të drejtat e Autorit dhe të drejtat e përafërta,
  • Zgjedhja e një (1) anëtari të Këshillit Prokurorial të Kosovës,
  • Shqyrtimi i Raportit mbi gjendjen në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës për vitin 2015,
  • Shqyrtimi i Raportit të Agjencisë së statistikave të Kosovës për vitin 2015.