Rektori i UP-së, Marian Dema i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Stavileci pas ndarjes nga jeta të profesorit Masar Stavileci.
Përmes këtij telegrami, Dema ka theksuar se profesori Stavileci ka paraqitur shembullin më të mirë të një profesori të kompletuar e të palodhshëm sikundër që edhe figurë e një intelektuali brilant.
“Me dhembje e pikëllim morëm lajmin për vdekjen e profesorit tonë të respektuar Prof. Dr. Masar Stavileci. Padyshim, Prof. Stavileci për neve si staf i UP-së ka paraqitur shembullin më të mirë të një profesori të kompletuar e të palodhshëm sikundër që edhe figurë e një intelektuali brilant. Ai i tillë do mbetet edhe për vitet në vazhdim dhe i tillë do përkujtohet nga plejadë e gjeneratave me të cilët bashkëpunoj”, thuhet në telegramin e Marian Demaj.
Profesor Stavileci ka ndërruar jetë mbrëmë, ndërkaq është babai i ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci.