Veseli: Bojkotimi i Kuvendit dhe Qeverisë nga Lista Serbe, nuk e rrezikon koalicionin qeverisës

E publikuar: 10/10/2016 11:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kështu janë shprehur kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, dhe nënkryetari i LDK-së, Ismet Beqiri. Ata deklarojnë se ky bojkotim do t’u bëj dëm vetëm serbëve, pasi Qeveria dhe Kuvendi i kanë numrat për të funksionuar.

“Nuk e rrezikon aspak koalicionin dhe punën e kuvendit por bojkoti nuk është zgjidhje, por nuk është as zgjidhje për vetë serbët”, është shprehur Veseli.

“Lista serbe nuk mund të shantazhojë dhe të na imponojë zgjidhje që janë e drejtë e jona. Ata duhet të mësohen që me kërcënime nuk mund të bëjnë asgjë”, ka thënë Beqiri.