Kompania gjermane Kostal sot do të shënojë fillimin e prodhimtarisë në Maqedoni.
Kapaciteti është i locuar në Ohër, si braunfild investim në ish-EMO në fshatin Kosel. Më vonë planifikohet të ndërtojë edhe kapacitet të vetin. Është paralajmëruar edhe realizimi i 1.000 punësimeve të reja.
Kostal është ndërmarrje familjare dhe furnizues i njohur me teknologji përparimtare elektronike, prodhime elektromekanike dhe mekatronike për kapacitete të mëdha industriale. Është e pranishme në 38 lokacione në 17 vende të botës.

















