Presidenti kolumbian, Juan Manuel Santos ka thënë se do të dhurojë 925 mijë dollarët e çmimit Nobel për Paqe për viktimat e konfliktit 52 vjeçar në Kolumbi.
Ai ka thënë se ato para do të shfrytëzohen për “projekte, fondacione ose programe që do të merren me viktimat dhe pajtimin”.
Santos fitoi çmimin Nobel për Paqe për vitin 2016 për rolin e tij në bisedimet për paqe me guerilët e Farc-ut.