Sanxhaku, i vendosur në veri të trojeve shqiptare,që nga lashtësia ishte i banuar nga fisi ilir Dardan dhe ishte tërheqës për të dëbuarit, të ikurit për shkaqe të ndryshme si dhe për blegtorët të cilët kërkonin kullosa më të mira se në Bjeshkët e Nemuna. Sanxhaku,në një mënyrë,paraqiste një trevëku imigronin popullsia blegtorale nga viseve malore e cila ishte e ndrydhur nga mungesa e kullosave dhe kushteve natyrore të papërshtatshme për t’i zgjeruar vendbanimet.
Ismet Azizi
Dëshmitë e panumërta për shtrirjen e dardanëve në Sanxhakun e sotshëm na bëjnë të kuptojmë se jo rastësisht Sanxhaku gjatë gjithë historisë ka qenë i banuar nga ilirët e mandej nga shqiptarët. Në fshatin Pruzhanj në Rrafshnaltën e Peshterit, në Sanxhak, arkeologët kanë zbuluar prushin (hirin) e trupave të vdekurve të djegur që datojnë mijëra vjet para Krishtit, që me siguri u përkasin ilirëve. Ky fakt dëshmon për autoktoninë dhe prejardhjen ilire të kësaj popullate .
Nga tërë Sanxhakun, krahina e Peshterit veçohet pasi që ështëkrejtësisht e banuar nga fisetgjegjësisht vëllazëritë shqiptare. Me përjashtim të fshatrave Suhodo, Buxhevë dhe Dojke, të cilat janë pjesërisht sllave, të tjerat janë shqiptare.
Për dallim të Shqipërisë jugore, shqiptarët që jetojnë në Kosovë, Shqipërinë veriore, shqiptarët e Peshterit dhe Sanxhakut të sotshëmjanë populluar dhe të ndarë nëfise të ndryshme siç janë fisi Kelmend , Kuç, Shalë, Hoti, Gruda, Shkreli, etj. Formën dhe forcën e tyre rezistuese të organizimit të lashtë gradualisht humbën, duke jetuar në kontakt të vazhdueshëm me boshnjakët dhe serbët. Në vend që të ndikojnë në elementin sllavë, ku ata janë më të shumtë në numër, ka ndodhur e kundërta. Ata iu nënshtruan ndikimit të myslimanëve të Bosnjës, mësuan gjuhën e tyre, dhe madje morën edhe disa nga zakonet e tyre, ndërsa gjuhën e tyre dukshëm e larguan nga gjuha tëcilën e flasin pjesa tjetër e gegëve. Megjithatë, kjo popullatë ka ruajtur karakteristikat e tyre kombëtare.
Në foto ulur: Mulë Bibiqi, në mes, Smajl Huka, i tretë i panjohur
Në këmbë nga majta: Zaim Hukiqi, në mes i panjohur, dhe i treti, Adem Plakiqi. Fotoja është e para më shumë se 70 vjet
Udhëpërshkruesit e ndryshëm, të cilët kaluan nëpër këtë trevë, kanë shënuar:” Askush, madje as bariu më i vogël, nuk heqë dorë nga arma e tij”.
Malësorët, kelmendasit të cilët kanë populluar Peshterin, kanë qenë të besimit katolik, por me kalimin e kohës janë islamizuar. Vetëm një numër i vogël i tyre kanë pranuar fenë ortodokse, ndërsa nëfenë e tyre të vjetër katolike askush nuk ka mbetur.
Procesi i islamizimit u zhvillua nga viti 1700 e këtej. Dy misionarët katolikë, të cilët qëndruan në fshatin Kameshnicë të Peshterit nga 25 tetori i viti 1718, u kujdesën për katolikët por në të njëjtën kohë ofruan të dhënat edhe popullsinë tjetër. Katolikët e mbetur të kësaj kohe ishin të përzier me myslimanët dhe me disa ortodoksë të fisit Kuç, Hotdhe Shkrel duke mosdhënë numrin e tyre. Thuhet se misionarët arritën vetëm pesë persona të besimit islam t’i konvertojnënë fenë e tyre të vjetër.
Vlen të paraqesim regjistrimin e shtëpive katolike për fshatrat të cilat misionarët i kanë vizituar:
Tabela: Të dhënat për shqiptarët e besimit katolik të Peshterit dhe krahinës së Rozhajës të vitit 1721.
Fshati | shtëpitë | banorë | fshati | shtëpi | banorë | |
Kameshnica | 39 | 409 | Krnjajeva | 6 | 74 | |
Mexhugor | 13 | 99 | Dragačevo | 2 | 16 | |
Aliveroviq | 5 | 41 | Egla(Uglla) | 20 | 167 | |
Rasno | 4 | 30 | Leskovaglava | 12 | 99 | |
Tuzinjë | 1 | 85 | Devreçe | 2 | 16 | |
Rastenovicë | 13 | 65 | Delimegjë | 6 | 29 | |
Stabai(Shtaval) | 3 | 35 | Konieri(Konicë) | 5 | 28 | |
Cvetanovicë
(Dacajt) |
9 | 95 | Glluavica | 6 | 72 | |
Druzhinici | 7 | 65 | Zhirça | 4 | 28 | |
Dugapolana | 5 | 35 | ||||
Paleva | 4 | 15 |
Burimi: Ex. Tabulario s.c de Prop.Fide-scribtura originali Riferite Nelle cong.Generalli Vol.637-AD Cong.Disi 28.septembri 1722-Num 24. Përshkrim i M .Gavriloviqitnga Arkivi i Vatikanit.
Thuhet më tej se shqiptarë katolikë kishte edhe nëzonën e Ibrit të Epërm, në Rozhajë dhe në fshatrat: Malin Dubravë, Shpilan, Baç dhe Njegush me gjithsej prej 11 shtëpidhe 78 banorë. Pastaj,në Bogaj, Zloglavlë, Vrbicë, Gusnicë, Bocia (ndoshta Bashqa), gjithsej 19 shtëpi me 78 banorë. Aty përmendet edhe kalaja e Rozhajës me 8 shtëpi të cilat janë, siç thonë ata, 25 vjet më parë të ardhur nga Selca e Kelmendit. Nga këto përshkrime mund të shihet se edhe në Rugovë kishte besimtarë katolik. Të gjitha këto vendbanime, popullsinëtë cilëne përmendinmisionarët katolikë, numëronin gjithsej 250 shtëpi,kanë predikuar fenë katolike deri në fillim të shekullit të 19, kur ka përfunduar islamizimi iKelmendasve dhe fiseve tjera të malësorëvetë Peshterit, Rozhajës, si dhe në tërë Sanxhakun.
Lufta në mes Austro-Hungarisë dhe Turqisë, e njohur si Lufta e Vjenës – e cila ka zgjatë nga viti 1683 deri në vitin 1699 – ka shkaktuar ndryshim të madh në strukturën etnike të popullsisë së Sanxhakut. Lufta ka shkaktuar shumë viktima dhe shkatërrime, ku si rrjedhojë pason shpërngulja e popullsisë së Sanxhakut në shumë drejtime. Në drejtim të Bullgarisë dhe Azisë së Vogël është shpërngulur popullsia e besimit islam. Popullsia katolike e fisit Kelmend është shpërngulur në drejtim të veriut, në Srem, dhe është vendosur në fshatrat: Hrtkovci, Nikinci, Pllatiqevo dhe Jarak. Një degë e të shpërngulurve në drejtim të Shumadisë është vendosur në fshatin Rudnik. Në këtë fshat është vendosur gjyshi i Karagjorgjes, Jovan (Gjon) Marash Klimenti (Kelmendi) .
Në lidhje me shpërnguljen e Shqiptarëve në Srem, Noel Malcolm në veprën e tij ”Kosova një histori e shkurtër”, citon autorin Boethius: “Kelmendasit të cilët arritën në territorin habsburgas u inkorporuan si ushtarë të “kufitarit ushtarak” austro-hungarezë: atyre dhe familjeve të tyre, iu dhanë dy fshatra për të jetuar, Hrtkovci dhe Nikinci, në Srem. Me ndihmën e priftërinjve katolikë shqipfolës, të cilët ndodheshin me ta, ata do ta ruanin gjuhën dhe kulturën e tyre për breza të tërë, por duke u shndërruar gradualisht në kroat’. Mandej, Malcolm citon autorin serb Veselinovic:”Sipas regjistrimit të vitit 1900, shihet se kishte 55 pleq shqipfolës në të dy fshatrat e sipërpërmendur, kurse në vitin 1968 një gjurmues shqiptarë nga Kosova pati mundësinë ta dëgjonte një grua plakë të Hrtkovcit, duke kënduar një “ninulë”në gjuhën shqipe. Ndërkaq, më 1992, ekstremistët serb i hynë një fushate të veçantë për t’i dëbuar “ kroatët” nga Hrtkovci, madje duke ndërruar edhe emrin e fshatit në “Serbisllavci” ( Glorifikuesit serb”). Si pasojë e kësaj, shumica e stërnipave të malësorëve kelmendas, të cilët e kishin rrezikuar jetën e tyre, më 1737, duke luftuar nën udhëheqjen e patriarkut serb të Kishës Ortodokse, u dëbuan nga “trualli serb”.