Ia djeg kamionin për borxh

E publikuar: 08/10/2016 15:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person nga fshati Topanice të Kamenicës, pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi i ka vënë zjarrin kamionit të personit tjetër.

Policia intervenuar duke arrestuar të dyshuarin. Kurse, njësiti zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin.Me urdhër të prokurorit i dyshuari lirohet në procedure të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi i ka vënë zjarrin kamionit prone e viktimës mashkull shqiptar”.

“Në vendin e ngjarjes kane dalë njësitet përkatëse ndërsa njësiti zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin. Me urdhër te prokurorit i dyshuari lirohet në procedure të rregullt”, thuhet  në raport.