Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se dialogu i Kosovës me Serbinë në Bruksel ka kuptim vetëm nëse si rezultat final do të ketë njohjen e ndërsjellë të shteteve.
Hoxhaj ka njoftuar përmes Facebook-it se deklarime të tilla ka bërë në një ligjëratë në Institutin për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Clingendael.
“Në përfundim të vizitës dyditore në Holandë, mbajta një ligjëratë në Institutin Clingendael për Marrëdhënie Ndërkombëtare, ku fola për të arriturat e politikës së jashtme të Kosovës dhe sfidat e saj, përfshirë prioritet dhe planet.


















