Vulin: Miratimi i Ligjit për Trepçën, synon destabilizimin e gjendjes në Kosovë

E publikuar: 08/10/2016 10:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Punës dhe Çështjeve Social të Serbisë, Aleksandar Vulin ka vlerësuar se miratimi i Ligjit për Trepcën është një përpjekje për të krijuar një precedent në drejtim të pasurive të Kosovës në krahinë si dhe përpjekje për të destabilizuar vendin.

Ai ka thënë për RTS se miratimi i ligjit për të vendosur rregull dhe çdo gjë në territorin e Kosovës i takon qeverisë së saj, por jo kështu siç po bën tani, transmeton Indeksonline.

“Mirëpo, qeveria po mundohet që të bëj një situatë të vështirë e cila as nuk mund të kontrollohet. Rajoni aktualisht është shumë i ndjeshëm për shkak të asaj që ka ndodhur në Bosnje e Hercegovinë sidomos pas zgjedhjeve të fundit. Por politikanët janë duke u përpjekur që situatën ta bëjnë të paqëndrueshme”, ka thënë Vulin. /Indeksonline/