Muhamet Mustafa: Komisioni për Zhvillim Ekonomik mbështet Projektligjin për Trepçën

E publikuar: 07/10/2016 16:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Komisionit për Zhvillim Ekonomik,Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, Muhamet Mustafa ka thënë se komisioni të cilin ai e udhëheq mbështet Projektligjin për Trepçën.

Mustafa ka thënë se ky Projektligj i hapë perspektiven zhvillimore të “Trepçës”.

Sipas tij Projektligji ka dhënë zgjidhje të duhur duke e shndërruar Trepçën në një kompani atraktive për investitorët por edhe për punëtorët.

 Mustafa ka thënë se Komisioni për Zhvillim Ekonomik… ka miratuar në parim me 6 vota për dhe 1 kundër këtë Projektligj dhe i ka rekomanduar Kuvendit për aprovim.