Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës nga Lista Serbe, Branimir Stojanoviq, ka paralajmëruar se përfaqësuesit serb mund ta bojkotojnë Kuvendin e Kosovës.
Këto deklarata ai i ka bërë sot, gjatë mbledhjes në seancën e jashtëzakonshme të katër komunave serbe në Zveçan, raporton lajmi.net.
“Situata e krijuar është e papranueshme. Vendimi për Trepçën nuk është ekonomik, por politik”, ka thënë Stojanoviq, transmeton lajmi.net.


















