Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, ka deklaruar se Serbia detyrimisht do ta lirojë drejtorin Rajonal të Policisë së Kosovës Nehat Thaçin, të arrestuar ditë më parë nën dyshimet për “Terrorizëm”.
Këto komente Tahiri i ka bërë gjatë një interviste për gazetën “Zëri”, duke shtuar se Serbia po i shkel konventat ndërkombëtare duke tentuar që ta shtrijë juridiksionin edhe në Kosovë.
“Juridiksioni i Serbisë është i vlefshëm vetëm brenda kufijve të saj, prandaj detyrimisht do ta lirojë Nehat Thaçin”, ka shtuar Tahiri.

















