Inspektorati Policor i Kosovës merr donacion nga SHBA-ja

E publikuar: 07/10/2016 07:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Inspektorati Policor i Kosovës do të pranojë sot pajisje si donacion nga ShBA-ja.

Sipas njoftimit për media, Inspektorati Policor i Kosovës do të mbajë një ceremoni me rastin e pranimit të pajisjeve si donacion nga SHBA-ja.

Në këtë aktivitet pritet të marrin pjesë përfaqësues të lartë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare si Colleen Hyland, zëvendës shefe e ambasadores së SHBA-së në Kosovë, ministri i Punëve të Brendshme Skënder Hyseni, kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni si dhe përfaqësues të agjencive të MPB-së etj.

 Pranimi i pajisjeve do të bëhet sot  në ndërtesën e IPK-së në Hajvali, me fillim në ora 10:30.