Pra 35 vitesh, në Prishtinë kishin përfunduar, apo ishin në përfundim e sipër, disa nga objektet me të cilat edhe sot identifikohet kryeqyteti i Kosovës.
Materiali filmik i 24 prillit 1981 e shpërfaq Kosovën si rajon i pazhvilluar dhe i lënë pas dore. Vetëm një e teta e popullatës është e punësuar.
Ajo që bie në sy është se në këtë vit, në Prishtinë mund të shihje burra me plisa e gra me veshje kombëtare, diçka që sot nuk ndodh.
Për më shumë, shikojini këto pamje të rralla, nga arkivat e AP-së.