Falë fotove të saj të adhurueshme, përfshirë pushime në plazh,pazar,argëtim me miq në qytet, bukuroshja franceze, e cila supozohet të ishte një modele 25 vjeçare nga Parisi, grumbulloi më shumë se 50 mijë ndjekës në llogarinë e saj në Instagram që në gusht të këtij viti.
Por asnjë prej komentuesve dhe admiruesve të Louise Delage nuk e kuptoi që jeta perfekte e modeles nuk ekzistonte, pasi ajo nuk ishte një person i vërtetë.
Shihni me kujdes fotot e saj dhe pyesni veten: Çfarë kanë të përbashkët ato?
Nuk ka rëndësi nëse është një gotë e Sauvignon Blanc apo shishe koktejli – të gjitha fotografitë përmbajnë një pije alkoolike.
Delage është në fakt një modele e punësuar nga agjencia pariziene BETC për të përcjellë një mesazh për varësinë ndaj alooklit.
Si pjesë e fushatës Like My Addiction, qëllimi i kompanisë ishte të rriste ndërgjegjësimin te të rinjtë dhe për të nxjerrë në pah se sa lehtë mund të neglizhohet alkoolizmi.





















