Qeveria procedon projektligjin për Trepçën, ministrat serbë kundër

E publikuar: 05/10/2016 13:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria ka proceduar në Kuvend projektligjin për Trepçën.

Kjo u bë sot në mbledhjen e Qeverisë.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci tha se ky projektligj ka për qëllim zhvillimin e infrastrukturës ligjore dhe hapjen e rrugës për investime dhe rivitalizimin e Trepçës.

 Kundër këtij projektligji kanë votuar ministrat serbë të Qeverisë së Kosovës.