Në vazhdën e vizitës së saj në Britaninë e Madhe, Ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha, sot është takuar me Kryesuesin e Këshillit për Shqiptimin e Dënimeve, gjykatësin, Colman Treasy.
Gjatë këtij takimi, Hoxha shprehu interesim për punën e këtij Këshilli, si dhe efikasitetin e udhëzuesit për shqiptimin e dënimeve i cili hartohet nga Këshilli si udhërrëfyes të cilin e shfrytëzojnë gjykatat gjatë shqiptimit të tyre.
Kryesuesi i Këshillit, njoftoi Ministren Hoxha për rëndësinë e këtyre udhëzuesve dhe suksesin që kanë treguar në praktikë për të mundësuar një konsistencë në vendimmarrje nga ana e gjyqësorit.
Në takim, të dyja palët u dakorduan që të shikohen mundësitë e bashkëpunimit në këtë fushë, në mënyrë që sistemi i drejtësisë në Republikën e Kosovës të përfitojë nga përvoja e gjatë e Mbretërisë së Bashkuar, për të ndërtuar një sistem të qëndrueshëm gjyqësor.
Ministrja Hoxha po qëndron në Londër me ftesë të Sekretares së Shtetit për Drejtësi të Britanisë së Madhe, Liz Truss