Zgjedhjet 2026

Rama sfidon Kurtin: Qysh synon me kriju Prokurori? Po kërkoni çkapje, e pushteti don me e kapë?

31.05.2026 22:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Rama sfidon Kurtin: Qysh synon me kriju Prokurori? Po kërkoni çkapje, e pushteti don me e kapë?

Debati për gjendjen e sistemit të drejtësisë në Kosovë ka shkaktuar përplasje të drejtpërdrejtë mes komentatorit politik Fidan Rama dhe kryeministrit Albin Kurti në emisionin “Politiko” në Kanal 10.

Gjatë diskutimit, Rama ngriti pikëpyetje mbi qëndrimet e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj Prokurorisë, duke kërkuar sqarime se çfarë do të ndryshonte nëse në krye të institucionit do të vinte një emër i ri. Sipas tij, problemi nuk qëndron vetëm te individi, por te garancitë që sistemi mund të ofrojë për pavarësinë e drejtësisë.

“Çka garantoni që kryeprokurori i ri nëse zgjidhet nuk vepron njëjtë sikurse ky që po vepron tash, ashtu siç po e interpretoni ju që bënë veprime selektive në raste të caktuara, i shërben agjendave…, ne kemi nevojë për një prokurori të pavarur por çka garantoni që Kryeprokurori i ri do të jetë më ndryshe”, ka thënë Rama.

Përgjigjja e kryeministrit Kurti ishte e menjëhershme. Ai tha se nuk ka propozuar asnjë emër për pozitën e kryeprokurorit, por këmbënguli se udhëheqja aktuale e Prokurorisë nuk po e kryen detyrën siç duhet.

“Unë nuk e di se qysh do të sillej kryeprokurori i ri, por unë po them se ky nuk bën. 200 prokuror i ka Kosova, unë asnjëherë nuk kam thënë se filani apo fisheku bën për prokuror, por unë po them se ky që e ka lëshu Radoiçiqin që s’bën, që ja ka heq fletarrestim Radoiçit”, ka thënë Kurti. /GAZETA10/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje