Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka thënë se për vitin e tretë radhazi, Banka Qendrore e Kosovës transferon në llogarinë e Thesarit pjesën e fitimit vjetor, siç e parasheh ligji.
Sivjet ka transferuar 12 milionë euro.
Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Murati ka shkruar se në 18 vjet shtet i pavarur, veç 3 herë BQK ka transferuar fitimin në llogarinë e Thesarit, dhe që të trija herat janë në tri vitet e fundit.
Postimi i tij i plotë:
Për vitin e tretë radhazi, Banka Qendrore e Kosovës transferon në llogarinë e Thesarit pjesën e fitimit vjetor, siç e parasheh ligji.
Sivjet ka transferuar 12 milionë euro.
Në 18 vjet shtet i pavarur, veç 3 herë BQK ka transferuar fitimin në llogarinë e Thesarit, dhe që të trija herat janë në tri vitet e fundit.




























