Lajmet

Supremja refuzon kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë për grupin e dyshuar për krim të organizuar

29.05.2026 12:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Supremja refuzon kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë për grupin e dyshuar për krim të organizuar

Kolegji i Gjykatës Supreme të Kosovës, në çështjen penale ndaj të pandehurve: R.N., R.B., A.I., A.Gj., E.I., Sh.B., A.V., B.Sh., R.V., R.B., A.R., E.B., A.M., K.D., O. V., L.T., K.B., K.A., Y.M. dhe S.L., për shkak të dyshimit për kryerjen e veprave penale: “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, lidhur me veprën penale: “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, si edhe “Shpërlarja e parave”, e ka refuzuar si të pabazuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë, të paraqitur kundër aktvendimeve të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe Gjykatës së Apelit të Kosovës.

Gjykata Themelore në Prishtinë-Departamenti Special, me aktvendimin PPPS.nr.50/2024 ua kishte vazhduar masën e paraburgimit të pandehurve për një periudhë prej dy (2) muajsh, deri më 03.05.2026, ndërsa në procedurën ankimore, Gjykata e Apelit e Kosovës-Departamenti Special, me aktvendimin PN1.S.nr.221/2026, i refuzoi si të pabazuara ankesat e mbrojtësve të të pandehurve dhe e vërtetoi aktvendimin e gjykatës së shkallës së parë.Kundër këtyre aktvendimeve, kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë ka ushtruar mbrojtësi i të pandehurit SH.B.

Gjykata Supreme vlerësoi se pretendimet e paraqitura në kërkesë janë të pabazuara, pasi nga provat e administruara në shkresat e lëndës rezulton dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale që u vihen në barrë, ndërsa vërtetimi i plotë i këtyre fakteve do të jetë objekt i shqyrtimit gjatë fazave të mëtejshme të procedurës penale. Sipas vlerësimit të Gjykatës Supreme, ekziston bazë ligjore për vazhdimin e paraburgimit, duke marrë parasysh provat dhe informacionet e siguruara gjatë hetimeve, përfshirë komunikimet e siguruara përmes bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, transkriptet e komunikimeve, lëvizjet dhe kontaktet ndërmjet të pandehurve dhe personave të tjerë të përfshirë në hetim. Sipas dyshimeve, të pandehurit kanë vepruar si grup kriminal i organizuar në trafikimin e lëndëve narkotike.

 

Gjykata po ashtu vlerësoi se ekziston rreziku i ikjes, duke pasur parasysh peshën e veprave penale dhe sanksionet e parapara, si dhe faktin se një pjesë e të pandehurve dyshohet se kanë përdorur identitete të rreme apo kanë ndërruar identitet për t’iu shmangur identifikimit dhe arrestimit eventual në shtete të tjera.

Po ashtu, Gjykata Supreme konstatoi se janë plotësuar kushtet ligjore për vazhdimin e paraburgimit, për shkak të rrezikut se të pandehurit, nëse gjenden në liri, mund të ndikojnë në bashkëpandehurit, të koordinojnë deklaratat ose të pengojnë sigurimin dhe administrimin e provave, duke cenuar rrjedhën normale të procedurës penale.

Gjithashtu, Gjykata Supreme vlerësoi se vazhdimi i paraburgimit është i arsyeshëm, duke marrë parasysh mënyrën e organizimit dhe strukturimit të grupit, rolet e ndara të të pandehurve, si edhe rrezikun e përsëritjes së veprave penale.

Në këtë drejtim, u morën parasysh edhe karakteristikat personale dhe e kaluara kriminale e disa prej të pandehurve, përfshirë dënime të mëparshme brenda dhe jashtë Kosovës, edhe për vepra që ndërlidhen me narkotikë.

Nga të gjitha arsyet e cekura, Gjykata Supreme vlerësoi se nuk ekzistojnë shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, pasi gjykatat e instancave më të ulëta kanë dhënë arsyetim të mjaftueshëm dhe të bazuar ligjërisht për vazhdimin e paraburgimit.

Po ashtu, u vlerësua se masat më të lehta të parapara me nenin 171 të KPP-së nuk janë të mjaftueshme për sigurimin e prezencës së të pandehurve dhe zhvillimin normal të procedurës penale.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Policia e Kosovës falënderon qytetarët për protestën e qetë dhe pa incidente

Policia e Kosovës falënderon qytetarët për protestën e qetë dhe pa incidente