Isufi dhe Gjini vizitojnë biznese e të rinj në Anamoravë, premtojnë mbështetje për zhvillimin rajonal

26.05.2026 22:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Isufi dhe Gjini vizitojnë biznese e të rinj në Anamoravë, premtojnë mbështetje për zhvillimin rajonal

Kandidati i AAK-së, Ahmet Isufi, së bashku me kandidatin për kryeministër Ardian Gjini dhe strukturat e Aleancës, zhvilluan vizita në Gjilan e Dardanë, ku takuan qytetarë, sipërmarrës dhe të rinj. Ata vizituan fabrikat “Pallma”, “Euro Model” dhe “Qua Fix”, duke theksuar mbështetjen për prodhuesit vendorë dhe angazhimin për zhvillimin e Anamoravës, shkruan Infosot.

Postimi i plotë

Sot, bashkë me kolegët kandidatë për deputetë dhe struktura të Aleancës, pritëm Kryetarin dhe kandidatin për Kryeministër, Z.Ardian Gjini me të cilin rast e njoftuam për angazhimet dinamike në takime me qytetarë dhe interesimin për realizimin e objektivave tona për zhvillimin e Gjilanit.

Gjithashtu vizituam ndërmarrje, për të parë nga afër potencialin ekonomik dhe për të dëgjuar zërin e sipërmarrësve tanë.

Një vizitë me shumë interes realizuam në fabrikën e mobiljeve ,,Pallma”, ku u njoftuam për të arriturat dhe zhvillimin e saj si një shembull i shkëlqyer i ndërmarrësisë, për të vazhduar te kompania për prodhimin e mobilieve ,,Euro Model’’
Për tu njohur me të kaluarën e afërt të lavdishme vizituam ,,Kullën e Bashkimit’’ në Kosaqë, aty ku është e pasqyruar historia e tri luftërave çlirimtare dhe aty ku përvjetorët e festat kombëtare na bashkojnë nga të gjitha viset shqiptare.

Në Dardanë, vizituam fabrikën e ujit “Qua Fix” për të treguar interesimin dhe mbështetjen tonë për prodhuesit vendorë. Këtë vizitë e përmbyllëm me një bashkëbisedim me rininë e cila është e mrekullueshme, por ka nevojë për përkrahje e hapje të perspektivës.

Me përkushtim të përbashkët do ti kthehemi angazhimit institucional, për të vazhduar investimet e mbetura në Anamoravë sidomos kur kemi parasysh interesin strategjik si zonë kufitare, ku është lidhja e domosdoshme me bashkëkombasit tanë në Kosovën Lindore.
#ALEANCA128

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Vendimi i Gjykatës së Lartë: Behgjet Pacolli rimerr kontrollin e aeroportit të Vlorës!

2 mln € për linjat ajrore për mërgatën, Cakolli: Qershia mbi tortë e keqpërdorimit të buxhetit për fushatë

2 mln € për linjat ajrore për mërgatën, Cakolli: Qershia mbi tortë e keqpërdorimit të buxhetit për fushatë

Isufi dhe Gjini vizitojnë biznese e të rinj në Anamoravë, premtojnë mbështetje për zhvillimin rajonal

Isufi dhe Gjini vizitojnë biznese e të rinj në Anamoravë, premtojnë mbështetje për zhvillimin rajonal

Qeveria në detyrë ndan 2 milionë euro për fluturimet e mërgatës

Murati: Opozita fillimisht i përqeshte shtesat e tash po na kopjojnë në këtë politikë

Osmani për takimin me kongresistin Self: Diskutuam për bashkëpunimin me administratën Trump dhe thellimin e partneritetit

Xhevat Bekteshi në mbështetje të Ahmet Isufit Një jetë në shërbim të Kosovës – pse duhet mbështetur

100 euro për studentët, hapet aplikimi, Murati: Duhet të bëhet përmes e-Kosova

Prezantohet sistemi elektronik i Inspektoratit të Punës, synohet rritja e sigurisë dhe transparencës në punë

OVL UÇK: Nga 16 deri më 31 maj, kujtohen djemtë dhe vajzat që ranë për atdheun

Kurti viziton “FC Malisheva”, premton mbështetje për infrastrukturën sportive

Rritet kostoja e ndërtimit në Kosovë, ASK: Çmimet u ngritën me 4.3% brenda një viti

Ministria njofton se janë ekzekutuar shtesat prej 100 euro për fëmijët dhe pensionistët

Kurti pret në takim drejtoreshën e Qendrës Kulturore të Kosovës në Paris, e falënderon për angazhimin

Hamza: Fatmir Limaj do ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit

Rama: Nesër vuloset hapja e fazës përmbyllëse të negociatave me BE-në, Shqipëria është gati