Lajmet

Pacolli tha se VV e mbrojti Kosovën nga ajo dhe të tjerë, Çitaku: Marri e llojit të vet

24.05.2026 16:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Pacolli tha se VV e mbrojti Kosovën nga ajo dhe të tjerë, Çitaku: Marri e llojit të vet

Anëtarja e Kryesisë së PDK-së, Vlora Çitaku ka komentuar deklaratën e ministres në detyrë të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, e cila javën e kaluar në një emision televiziv tha se Lëvizja Vetëvendosje “e ka mbrojtur Kosovën” nga emra si Isa Mustafa, Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Kadri Veseli dhe vetë Çitaku.

“Prej Isa Mustafës, prej Hashim Thaçit, prej Ramush Haradinajt, prej Kadri Veselit, prej Vlora Çitakut. Mundesh me kanë luftëtarë e masandej në paqe me vjedh”, deklaroi Pacolli në emision.

Videoja me këtë deklaratë po qarkullon gjerësisht dhe po komentohet në rrjetet sociale.

Në një prononcim, Çitaku tha se emri i saj nuk meriton të përmendet në të njëjtën listë me, siç i quajti ajo, “heronjtë e gjallë” të Kosovës.

Madje, ish-deputetja e PDK-së e cilësoi deklaratën e Pacollit si “marri të llojit të vet”.

“Nuk e meritoj unë me qenë në një listë me Hashim Thaçin e Kadri Veselin dhe heronjtë e gjallë që kanë dhënë gjithçka nga vetja për lirinë dhe pavarësinë që kemi sot. As për së afërmi kontributi im dhe i të tjerëve nuk është afër tyre. Po besoj që Fitorja ka ba hajgare. Është marri e llojit të vet me mendu që Kosovën duhet me e mbrojtë prej atyre që kanë qenë në gjendje me vdek për këtë vend”, deklaroi Çitaku për Klankosova.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Policia e Kosovës falënderon qytetarët për protestën e qetë dhe pa incidente