Shumica e arabëve dhe hebrenjve që jetojnë në Izrael besojnë se paqja me palestinezët s’mund të arrihet

E publikuar: 03/10/2016 14:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shumica e arabëve dhe hebrenjve që jetojnë në Izrael besojnë se paqja me palestinezët nuk do të arrihet kurrë, sipas një sondazhi të ri.

Vetëm katër për qind (4%) e popullit presin të ndryshojë diçka  për të mirë në pesë vitet e ardhshme.

64 për qind nga 646 e të anketuarve kanë thënë se nuk kanë shpresa se do të gjendet një zgjidhje e dy shteteve për konfliktin e Palestinës.

Njëzet e katër për qind nga ata që i janë përgjigjur sondazhit mendojnë se një marrëveshje do të ishte e mundur, por do të merrte më shumë se pesë vite për t’u arritur.

Vetëm 4 për qind mendojnë se një marrëveshje paqeje mund të arrihej brenda pesë viteve. Tetë për qind e të anketuarve kanë qenë të pavendosur në sondazh.

Bisedimet për vendosjes e paqes në mes Palestinës dhe Izraelit janë pezulluar që kur përpjekja e SHBA’së për marrëveshje kishte dështuar.

Palët nuk kanë vazhduar procesin e bisedimeve për marrëveshje pasi presidenti palestinez Abbas nënshkroi një pakt të papritur me Hamasin, për qeverisjen e Rripit të Gazës. Izraeli e sheh këtë të fundit si një organizatë terroriste e cila ka për qëllim destabilizimin e shtetit të Izraelit.