Lajmet

Kusari-Lila: Është absurde që partitë me më pak mbështetje të kenë kërkesa të barabarta me partinë fituese

23.05.2026 11:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kusari-Lila: Është absurde që partitë me më pak mbështetje të kenë kërkesa të barabarta me partinë fituese

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, ka komentuar zhvillimet politike pas zgjedhjeve të 7 qershorit, duke vlerësuar procesin zgjedhor si të qetë dhe demokratik. Ajo tha se Kosova tashmë ka dëshmuar standard të lartë institucional dhe politik në organizimin e zgjedhjeve, ndërsa foli edhe për pritjet rreth formimit të institucioneve të reja, raporton Ekonomia Online.

Kusari-Lila tha se procesi zgjedhor është zhvilluar pa kontestime dhe me maturi nga të gjithë akterët politikë dhe institucionalë.

“Së pari, vërej që kemi një proces të mbarë zgjedhor. Fatmirësisht, Kosova tashmë prej gati një dekade shquhet për maturi dhe seriozitet të të gjithë akterëve: qytetarëve, institucioneve dhe partive politike gjatë procesit zgjedhor. Domethënë, asnjëherë deri më tani, pas kryerjes së procesit zgjedhor, nuk ka pasur kontestim të rezultatit. Kjo tregon kredibilitetin e lartë të vendit tonë në raport me mekanizmin kryesor të demokracisë: mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme (fer)”, tha ajo.

Ajo përmendi edhe situatën me përfaqësuesit e komunitetit serb, për të cilët tha se po përballen me presion dhe ndërhyrje politike.

“Përjashtim bëjnë përfaqësuesit e komunitetit serb, ku po vërehet ushtrimi i presionit, sanksionet dhe dhuna. Këto dukuri asnjëherë nuk u janë ndarë, qoftë nga Serbia apo edhe nga partia politike që përfaqëson më shumë Serbinë sesa serbët e Kosovës këtu në Republikën tonë. Pritshmëritë Pas Zgjedhjeve Çfarë do të ndodhë pas procesit zgjedhor? Unë prapë besoj që do të tregohet maturi nga përfaqësuesit politikë konform rezultatit zgjedhor”, u shpreh Kusari-Lila.

Duke folur për procesin e formimit të institucioneve, ministrja tha se partitë politike duhet të respektojnë rezultatin zgjedhor dhe vullnetin e qytetarëve.

“Është paksa absurde për disa parti që, në raport me peshën politike dhe besimin që marrin nga qytetarët, të kenë kërkesa të krahasueshme ose paralele me partinë fituese. Kjo qasje po e sjell këtë ngërç, në të cilin pritjet, kërkesat dhe dëshirat po shkojnë mbi mundësitë apo mbi mandatin që këto parti marrin nga qytetarët. Respektimi i vullnetit qytetar krejt çka duhet për të pasur institucione të formuara pas 7 qershorit, është respektimi i vullnetit të qytetarëve të shprehur më 7 qershor. E njëjta gjë do të duhej të vlente (ose do të qëndronte) sikur të respektohej mirëfilli vullneti i 28 dhjetorit. Unë e kuptoj kërkesën për kompromise politike, por përtej asaj që kanë vendosur qytetarët me votë, është e pakuptimtë të kërkohet të merret pushtet në tavolinën e negociatave”, shtoi ajo.

Ajo gjithashtu tha se Serbia nuk zë më vendin që ka pasur dikur në shkëmbimet tregtare të Kosovës, duke theksuar ndryshimet në partnerët ekonomikë të vendit.

“Po, e kam parë në fakt lajmin për importet nga Serbia. Fatmirësisht, Serbia nuk është një prej partnerëve tregtarë siç ka qenë dikur. Në kuadër të partnerëve rajonalë, e para është Maqedonia e Veriut, pasohet nga Shqipëria dhe pastaj është Serbia. Gjithësisht, në totalin e importeve të përgjithshme të Republikës së Kosovës, Serbia, nëse nuk gaboj, nuk është as në dhjetëshën e parë. Në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ka pasur një rritje të lehtë, megjithatë ajo ka të bëjë për shkak të disa specifikave me materialin ndërtimor dhe problemeve që janë shfaqur brenda këtu në Kosovë, me të cilat jemi duke u marrë intensivisht në raport me disa industri. Por në përgjithësi, konsumi i mallrave të përgjithshëm nga Serbia nuk është në rritje dhe ky është lajm pozitiv”, u shpreh tutje Kusari-Lila.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje