Lajmet

Hamiti: Kurti dhe VV-ja po e bëjnë rrush e kumbulla buxhetin për pushtet të vetin

22.05.2026 12:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Hamiti: Kurti dhe VV-ja po e bëjnë rrush e kumbulla buxhetin për pushtet të vetin

Zyrtari i LDK-së, Muhamet Hamiti, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë në detyrë për ndarjen nga 100 euro për disa kategori të shoqërisë.

Ai ka bërë me dije se Albin Kurti dhe VV-ja po e bëjnë rrush e kumbulla buxhetin për pushtet të vetin.

Në profilin e tij në Facebook, Hamiti ka shkruar se pushteti aktual nuk bën buxhet zhvillimi sepse nuk dinë ta zhvillojë Kosovën.

“Po e bëjnë rrush e kumbulla buxhetin për pushtet të vetin. Për pushtet të vetin e bëjnë edhe korrupsionin masiv qeveritar. Mijëra tenderë njëburimorë për këtë hesap i japin. Kurti me VV-në e tij të majtë nuk bëjnë buxhet zhvillimi sepse as dinë as duan ta zhvillojnë Kosovën, siç u pa në këto 5-6 vitet e tyre në pushtet. Kosova e varfër është baza e pushtetit të tyre. I varfërojnë dhe i indoktrinojnë njerëzit për t’i nënshtruar dhe sunduar. Në prag të zgjedhjeve – për ta ruajtur pushtetin e vet – u japin lëmoshë. Kjo është teknologjia e tyre e pushtetit”, ka shkruar ai, duke dhënë detaje tjera.

“Qytetarët tanë le t’i marrin paratë që prej buxhetit të shtetit Qeveria e Vetëvendosjes po ua jep me synimin që ta marrë në këmbim votën e tyre. Mirëpo, për mirëqenien e vet afatgjatë, për të mirën e shtetit të vet, qytetarët duhet t’ua refuzojnë votën përbuzësve të Kosovës që e duan pushtetin por jo shtetin. Do t’u kujtohet qytetarëve sigurisht që Vetëvendosja e Kurtit është i vetmi formacion politik shqiptar që nuk e ka festuar shpalljen e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008”, ka shkruar ai.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

SBASHK i bashkohet Marshit për Liri të 12 shtatorit

Vuçiq thotë se shefi i NATO-s i ka çuar letër për çështjen e Urës së Ibrit: Të dielën i zbuloj detajet

Trump: Fola me Putinin, ai nuk ka ndërmend të sulmojë territoret e NATO-s

Hamza: Nga sot, PDK-ja hyn në një fazë tjetër të veprimit politik, institucional dhe juridik

Roth: S’e kisha menduar që do ta shihja një kriminel lufte duke u nderuar në Beograd

Ramadani: Sot përfundon edhe afati që vetë VV e ka caktuar për konstituimin e Kuvendit, s’po e respektojnë as këtë

Kundërshtimi i Sejdiut nga 6 deputetët e LDK’së, Haziri: Janë edhe 6 të tjerë me hezitime serioze që bëjnë 12

Gashi: Historia bëhet nga ata që guxojnë, por liria u përket të gjithëve!

Haziri: Emri i Bekim Sejdiut për president është propozuar nga të dyja partitë, jo veç nga LDK-ja

Kufoma e Mlladiq në Serbi, Çanak: S’ka dëshmi më të madhe se ajo ishte agresore, Bosnja ka të drejtë të bëjë padi për dëme lufte

Veliu “sulmon” Abdixhikun për 6 deputetët: Ata nuk janë problemi

6 vite nga Marrëveshja e Washingtonit, Hoti: Kur Kosova udhëhiqej nga një qeveri me orientim të qartë euroatlantik

Kusari-Lila beson se do të ketë vazhdimësi të suksesshme të konstituimit të Kuvendit

Nderimet shtetërore për Mlladiqin, Kurti: Vështirë të flitet në atë shoqëri për pendesë apo distancim nga politika që prodhoi ato krime

Gjini: Kosova tashmë është vetëm jashtë normave të rregullimit të vet kushtetues

BMW tërheq gati 200 mijë vetura, rrezik për zjarr në motor