Lajmet

Aksident pranë shkollës “Iliria” në Prishtinë: Prindërit alarmues, komuna ende pa asnjë veprim

20.05.2026 16:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Aksident pranë shkollës “Iliria” në Prishtinë: Prindërit alarmues, komuna ende pa asnjë veprim

Një tjetër aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë, pikërisht në afërsi të shkollës fillore “Iliria”, shkruan Infosot.

Si pasojë e shpejtësisë së madhe dhe papërgjegjësisë së vozitësve, një veturë ka përfunduar e përplasur direkt me rrethojat mbrojtëse, fare pranë vendit ku nxënësit kalojnë rrugën për në shkollë.
​
Ky incident ka ngritur sërish shqetësimin dhe revoltën e madhe të prindërve të nxënësve që ndjekin mësimet në këtë shkollë. Sipas tyre, kjo rrugë është kthyer në një rrezik të përhershëm për jetën e fëmijëve të tyre për shkak të mosrespektimit të rregullave të komunikacionit.

​Prindërit bëjnë të ditur se tashmë kanë dorëzuar kërkesa zyrtare dhe një peticion drejtuar Komunës së Prishtinës për vendosjen urgjente të policëve shtrirë (pengesave për ngadalësimin e shpejtësisë). Mirëpo, përkundër premtimeve, komuna deri më tani nuk ka ndërmarrë asnjë veprim konkret për të siguruar këtë zonë.
​
“Nuk duhet të presim që të ndodhë ndonjë tragjedi që institucionet të zgjohen nga gjumi. Fëmijët tanë janë të rrezikuar çdo ditë,” u shprehën prindërit e shqetësuar.
​
Nëse Komuna e Prishtinës vazhdon të injorojë këtë situatë kritike, banorët dhe prindërit paralajmërojnë masa më radikale, duke kërkuar reagim të menjëhershëm para se të jetë tepër vonë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje