Lajmet

Avokati i Thaçit godet Specialen: 40 ankesa të refuzuara vetëm nga Apeli

18.05.2026 20:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Avokati i Thaçit godet Specialen: 40 ankesa të refuzuara vetëm nga Apeli

Luka Mishetiq, avokat i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka kritikuar ashpër efikasitetin e Gjykatës së Apelit që funksionon brenda Dhomave të Specializuara. Mishetiq përmes një shkrimi në platformën X, bëri të ditur se të gjitha apelet në rastin e Thaçit janë refuzuar gjatë këtyre pesë vjet e gjysmë sa ish-presidenti po mbahet atje.

“Paneli i Apelit deri më tani i ka refuzuar secilën prej tyre. Kjo do të thotë 0 nga 40”, thuhet në postimin e avokatit të Hashim Thaçit.

Mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka dorëzuar deri më tani 40 ankesa ndërmjetëse në kuadër të gjykimit për krime lufte në Hagë, por asnjë prej tyre nuk është aprovuar nga Paneli i Apelit.

Në një postim në rrjetin social X Luka Misetic ka shkruar:

“Për hir të plotësisë lidhur me efektivitetin e ankesave në gjykimin për krime lufte ndaj Thaçit: Mbrojtja në gjykimin ndaj Thaçit tashmë ka dorëzuar (dhe përfunduar) 40 ankesa ndërmjetëse. Paneli i Apelit deri më tani i ka refuzuar secilën prej tyre. Kjo do të thotë 0 nga 40 gjatë pesë vjetëve e gjysmë”.

Procesi gjyqësor po i afrohet përfundimit dhe pritet që së shpejti të shpallet vendimi final.

Nga raporti 90-faqesh i ekspertëve britanikë, i cili iu dorëzua para pak ditëve Avokatit të Popullit të Kosovës, u tregua se nga fillimi i gjykimit, në prill 2023 e deri në nëntor 2024, gjyqtarët kishin shpenzuar 71 orë duke pyetur dëshmitarët, shpesh me pyetje spekuluese dhe hipotetike.

Zyrtarisht gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit ka nisur më 3 prill 2023.

Vendimi ndaj tyre pritet të merret më 20 korrik 2026-të.

Organi i akuzës së DHSK-së ka kërkuar dënim me burgim me nga 45 vjet për katërshen e UÇK-së. Kjo u kundërshtua ashpër nga mbrojtja e tyre

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Policia e Kosovës falënderon qytetarët për protestën e qetë dhe pa incidente

Policia e Kosovës falënderon qytetarët për protestën e qetë dhe pa incidente

Haradinaj pas protestës në Prishtinë: Faleminderit gjithë shqiptarëve, “Jo në emrin tim!”

Haradinaj pas protestës në Prishtinë: Faleminderit gjithë shqiptarëve, “Jo në emrin tim!”