Kryesore

Molliqaj kërkon zotim publik nga PDK: Të mos bën pazare me pushtetin pas zgjedhjeve

18.05.2026 14:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Molliqaj kërkon zotim publik nga PDK: Të mos bën pazare me pushtetin pas zgjedhjeve

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka zhvilluar një aksion para zyrave të PDK-së, ku ka vendosur një pankartë me “zotim publik”, përmes së cilës ka kërkuar nga kjo parti që të deklarohen publikisht për qëndrimet e saj pas zgjedhjeve dhe të mos hyjnë në marrëveshje me pushtetin aktual.

Molliqaj tha se qytetarët presin përgjigje për arsyen pse vendi ka shkuar në zgjedhje dhe çfarë do të ndodhë pas tyre.

“Dy pyetje presin përgjigje nga qytetarët e Republikës së Kosovës. Janë jetike për këto zgjedhje: Pse shkuam në zgjedhje dhe çfarë do të ndodhë pas këtyre zgjedhjeve? Pa shpjegimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të Partisë Demokratike të Kosovës për këto dy pyetje, nuk mundet qytetari me kuptu se çfarë po ndodh dhe çfarë ka me ndodh”, tha ai.

Ai deklaroi se refuzimi i deritanishëm për bashkëpunim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, nuk ka qenë parimor, por i lidhur me pushtetin.

“Në leximin tonë, ka qenë i drejtë refuzimi për bashkëpunim me Kurtin sa i përket zgjedhjes së presidentit. Rrugës po kuptojmë që ky refuzim nuk ka qenë parimor, nuk ka qenë normativ, por ka qenë për pushtet. Tani pyetja e dytë është çfarë duan këto parti me bë pas zgjedhjeve që t’i kuptojmë a me i votu në zgjedhje”, tha ai.

Sipas tij, Kosova ndodhet në një moment të rëndësishëm institucional, sidomos për zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe kryeprokurorit të shtetit.

“Në leximin tonë, është e qartë situata. Kosova është në një moment shumë të rëndësishëm. Në mandatin e ardhshëm dy gjëra mund të jenë finale: shtatë gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese – dy janë zgjedhë më herët nga nëntë sa janë gjithsej – dhe qysh e dini, sot ka nisë edhe zgjedhja e kryeprokurorit të shtetit”, tha ai.

Molliqaj tha se PSD-ja po propozon krijimin e një qeverie të përkohshme tranzitore me fokus depolitizimin e institucioneve dhe reformimin institucional.

“Prandaj, propozimi jonë është i qartë, zotimi jonë është i qartë: i ftojmë PDK-në e LDK-në të zotohen edhe ato në qëndrimet që ata mendojnë që duhet, e ne i ftojmë në këtë që kemi propozu. Propozimi jonë është i qartë: nëse subjektet e nënshkruara e fitojnë shumicën parlamentare, krijojnë qeveri të përkohshme tranzitore me synime të depolitizimit – më mirë me thënë, departizimit të krejt bordeve, agjencive, zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, dhe vetëm pasi të krijohen këto kushte, mund t’shkojmë në zgjedhje ku do të garojmë për qeveri politike, si të themi”, tha ai.

Ai shtoi se partitë opozitare duhet të sqarojnë publikisht nëse do të hyjnë në negociata me pushtetin aktual pas zgjedhjeve.

“Është e rëndësishme po ashtu me kuptu që nëse nuk krijohet shumica nga partitë që janë të nënshkruara, cili do të jetë veprimi i tyre pas zgjedhjeve? A do të hyjnë në negociata e pazare me pushtetin aktual? Se nëse kjo është përgjigja e tyre, atëherë edhe përgjigja e parë rikuptimësohet. I bie që në zgjedhje jemi shku sepse opozita ka llogaritë që merr më shumë hisen në pushtetin e ardhshëm. Pra, asnjë arsye e refuzimit politik, thjesht interesat e ngushta partiake. Prandaj unë besoj që është jetike që t’i obligojmë partitë në fjalë që të zotohen publikisht për çka janë, sepse në këto zgjedhje, siç e dini ju, po shkojmë për shkak të krizave”, tha ai./EO

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje