Lajmet

KQZ miraton formulat se si do të përbëhen këshillat e vendvotimeve dhe ekipet e numërimit të votave në QKN

16.05.2026 13:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
KQZ miraton formulat se si do të përbëhen këshillat e vendvotimeve dhe ekipet e numërimit të votave në QKN

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme mori vendim për miratimin e formulës për përbërjen e Këshillave të Vendvotimeve me Kusht.

Sipas formulës së miratuar, KQZ, në ditët në vazhdim, do të emërojë 214 anëtarë të Këshillave të Vendvotimeve me Kusht, të cilët do të nominohen nga subjektet politike.

Në ditën e zgjedhjeve, votimi me kusht do të mundësohet në 52 vendvotime, në kuadër të 38 qendrave të votimit.

Në mbledhjen paraprake, përmes procedurës qarkulluese, KQZ ka miratuar formulën për përbërjen e Këshillave të Vendvotimeve, në të cilat, më 7 qershor do të zhvillohet votimi i rregullt. Sipas formulës së miratuar, KQZ, në vazhdim të procesit, do të emërojë 14,500 anëtarë të Këshillave të Vendvotimeve, 1,110 prej të cilëve, anëtarë rezervë. Anëtarët që do të emërohen, do të përfaqësojnë subjektet pjesëmarrëse në zgjedhje dhe do të jenë përgjegjëse për përgatitjen dhe administrimin e procesit zgjedhor në vendvotime.

Po ashtu, KQZ mori vendim për miratimin e formulës për përbërjen e ekipeve të numërimit në 38 Qendra Komunale të Numërimit.

Sipas formulës, KQZ, së shpejti do të emërojë 2,064 anëtarë të 508 ekipeve të numërimit, të cilët do të nominohen nga subjektet politike dhe që do të angazhohen në këto qendra për verifikim të rezultateve të subjekteve politike pas numërimit në vendvotime dhe në numërimin e votave të kandidatëve për deputetë./EO

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

“Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi”, Haziri i përgjigjet Kurtit

Haradinaj paralajmëron protesta e bllokada: Do të jenë përgjigjja ndaj Kurtit