Lajmet

KQZ certifikon pjesëmarrjen në zgjedhje për Kuvend të 3 koalicioneve

14.05.2026 18:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
KQZ certifikon pjesëmarrjen në zgjedhje për Kuvend të 3 koalicioneve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për certifikimin e 4 prej 5 subjekteve të reja politike për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat kanë aplikuar për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje gjatë periudhës 2 maj – 10 maj 2026.

Besnik Buzhala, Drejtor i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike tha se ka certifikuar tre koalicionet politike, e njëra prej tyre është Lëvizja Vetëvendosje.

“Zyra ka përgatit rekomandimin për certifikim dhe refuzim të certifikimit të subjekteve politike për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Ju njoftojmë që nga data 2 maj deri më datën 10 maj, zyra ka pranuar gjithsej tri aplikime për deklarim të koalicioneve nga subjektet politike të regjistruara, një aplikim për një nismë qytetare, dhe një aplikim për një kandidat të pavarur. Ndërsa në periudhën kohore 1 maj deri më 7 maj, gjithsej 18 parti politike të regjistruara kanë deklaruar pjesëmarrjen në zgjedhje. Numri i subjekteve aplikuese për këto zgjedhje është në tërësi 23. Ju njoftojmë që koalicioni që mban emrin Lëvizja Vetëvendosje ka aplikuar me katër subjekte politike të regjistruara, siç janë: Lëvizja Vetëvendosje, Guxo, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane. Ky subjekt ka dorëzuar në zyrë logon, kodin e mirësjelljes dhe deklaratën politike. Po ashtu, njëjtë ka vepruar edhe koalicioni Vakat, dhe po ashtu njëjtë ka vepruar edhe Ashkalitë e Bashkuara. Pra, janë koalicionet të cilat përbëhen nga partitë politike të regjistruara, ashtu siç e përcakton Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme. Ndërsa kemi një aplikim nga një iniciativë qytetare me emrin Složno Pobeđujemo dhe një kandidat të pavarur me emrin Esmir Kasi. Lidhur me këto aplikime, zyra i rekomandon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të certifikojë subjektet politike si më poshtë: • Koalicionin me emrin Lëvizja Vetëvendosje, • Koalicionin me emrin Koalicija Vakat, • Koalicionin me emrin Ashkalitë e Bashkuara, • Dhe kandidatin e pavarur Esmir Kasi”, tha Buzhala.

Ai rekomandoi qe t’i refuzohet certifikimi i iniciativa qytetare”Slozni po Bedzuema”, pasi që sipas tij ky subjekt nuk ka arritur të përmbushë kriteret

“Zyra i rekomandon KQZ-së të refuzojë certifikimin e iniciativës qytetare me emrin ‘Slozno po Bedzuema’, sepse ky subjekt politik nuk ka arritur të përmbushë kriteret siç është përcaktuar në paragrafin 7 të nenit 16 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme. Gjatë aplikimit, subjekti politik ka ofruar gjithsej 1087 nënshkrime fizike. Nga këto 1087 nënshkrime fizike, janë validuar në platformën e KQZ-së 1015. Gjatë kontaktimit të mbështetësve të këtij subjekti, të kësaj iniciative, zyra konstatin që disa nënshkrues mbështetës, të cilët janë kontaktuar, kanë deklaruar se nuk janë nënshkruar personalisht në listën e mbështetësve. Ndërsa rreth 80 persona të tjerë që janë kontaktuar përmes telefonit në datat 12 dhe 13 maj 2026, nuk kanë qasje në numrat e dhënë. Gjithashtu, lista e nënshkrimeve, i cili është një formular standard edhe i cili është pjesë e shtojcës si shtojcë e rregullores zgjedhore numër 4/2024, obligon subjektet politike që, përveç të dhënave të tjera, ta shënojnë… ta shënojë për secilin mbështetës edhe numrin e telefonit. Lidhur me këtë, ky subjekt politik, nga 1087 nënshkrues që ka ofruar gjithsej, 576 mbështetës nuk kanë dhënë numrat e telefonit. Lidhur me këtë, zyra dje me datën 13 maj 2026 i ka kërkuar 600 nënshkrime shtesë lidhur me të dhënat që përmban formulari, dhe subjekti politik ka arritur të sigurojë vetëm 423 nënshkrime. Dhe lidhur me këtë, zyra i rekomandon KQZ-së që të refuzojë certifikimin e këtij subjekti politik”, tha ai.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje