Lajmet

Jonuzi: Gjendja e minatorëve stabile, njëri ka shqetësime të vogla

14.05.2026 12:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Jonuzi: Gjendja e minatorëve stabile, njëri ka shqetësime të vogla

Kryetari i Sindikatës së minatorëve të Trepçës, Ibrahim Jonuzi, ka deklaruar se gjendja e minatorëve të ngujuar në minierën e “Trepçës”, është stabile, përpos njërit minator i cili ka disa shqetësime të vogla.

Jonuzi, ka thënë se janë që në komunikim të vazhdueshëm me minatorët dhe se menaxhmenti i ka marrë të gjitha masatë  duhura.

“Po deri tash është gjendja e qetë, është stabile. Jemi në komunikim të vazhdueshëm me minatorët cilët janë të mbyllur për shkak të defektit në energji elektrike. Menaxhmenti i ka marrë masat e duhura. Janë disa ekipe, na kanë dhënë ndihmë edhe disa ekipe si KEDS-u apo edhe kompani të tjera, ka raste edhe private. Normal menaxhmenti e ka thirrë edhe ekipin e shpëtimit, i cili është në gjendje gatishmërie në çdo moment, në momentin që e sheh të arsyeshme që duhet me u futë në minierë. Jemi furnizuar me gjëra ushqimore, me barna për t’ju dalë në ndihmë sipas nevojës së minatorëve. Deri tash nuk është që kemi shqetësime shumë të mëdha, përveç disa shqetësime të vogla te një minatori i cili është më i ri pakëz, që vetëm sa ka fillu punën edhe nuk është shumë i informuar mirë me rrethanat aktuale apo problemet që janë, po nuk është ndonjë shqetësim serioz edhe ne vetëm ekipa e shpëtimit jemi në gjendje gatishmërie edhe vetëm presim urdhrin për me dalë në ndihmë”, tha ai.

Ai, ka folur edhe për minatorët të cilët kanë arritur të dalin nga miniera, duke thënë se përveç lodhjes fizike nuk kanë [paraqitur ndonjë problem tjetër.

“Jo nuk është paraqit lëndime, përveç lodhje fizike sepse është e mundimshme me dalë nga thellësia 800 metra dhe në shkallë vertikale edhe ka dhe përmban edhe një rrezik shtesë ajo dalja dhe është stresuese, përveç ngarkesës fizike, lodhjeve këtu. Mirëpo nuk është që dikush ka paraqit përveç lodhjeve fizike, ndoshta shtangim muskujve këtu, po ndonjë shqetësim tjetër jo”, tha ai.

“Po tash janë diku në thellësi 700-800 metra, mirëpo varet prej nivelit të horizontit, sepse ka në horizontin e tetë, ka në horizontin e nëntë, 11-të, 10-të, varësisht në të gjitha horizontet ka pasur aktivitet pune në minierë sepse këto janë horizontet kryesore cilat ka aktivitet pune”, tha ai.

Sipas Jonuzit minatorët e dinë se si duhet të sillen në rrethana të tilla.

“Normal nuk është në, nuk furnizohet me kushte standarde normale, mirëpo për shkak të mosaktivitetit të punës nuk është që diçka që e rrezikon jetën, po nuk është edhe e mirë edhe e shëndetshme me qëndru gjatë sepse mundet me sjellë edhe pasoja shëndetësore. Unë nuk mund të flas në këtë rast sepse nuk jam profesionist shëndetësor, në këtë rast mund ta thonë profesionistët shëndetësorë, kështu që nuk është në kompetencën time të flas. Mirëpo momentin që ka ndonjë shqetësim ka, sepse ka një rotacion të ndryshimit të rrymave të ajrit, po atje minatorët e vjetër e dinë edhe janë të informuar se si duhet të sillen në këto rrethana dhe duhet me iu përshtat rrethanave dhe kushteve të cilat i jep miniera”, tha ai.

Ndërmarrja “Trepça” njoftoi se rreth orës 01:30 të ditës së sotme ka ndodhur ndërprerje e furnizimit me energji elektrike në Njësisë Biznesore Miniera me Flotacion Trepça-Stan Tërg, si pasojë e një defekti në linjën 35 kV Stan Tërg.

“Në momentin e paraqitjes së defektit, në minierë kanë qenë të angazhuar gjithsej 47 punëtorë të ndërrimit të tretë, të cilët kanë hyrë në punë më datë 13.05.2026 në ora 23:00: 29 punëtorë kanë dalë nga miniera; 18 punëtorë ndodhen ende në minierë”, thuhet në njoftim.

Pjesa e punëtorëve që kanë mbetur të ngujuar, “pritet të evakuohet në mënyrë të sigurt brenda një intervali kohor prej rreth dy orësh”, sipas njoftimit të ndërmarrjes, të publikuar në orën 11:00.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje