Lajmet

Osmani dhe Abdixhiku bëjnë homazhe në Qyshk: Drejtësia për viktimat e luftës mbetet obligim kombëtar

14.05.2026 12:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Osmani dhe Abdixhiku bëjnë homazhe në Qyshk: Drejtësia për viktimat e luftës mbetet obligim kombëtar

Sot, në fshatin Qyshk të Pejës, kandidatja pë Presidente, Vjosa Osmani dhe kandidati për Kryeministër, Lumir Abdixhiku bënë homazhe pranë lapidarit të të rënëve, në përkujtim të viktimave të Masakrës së Qyshkut, Zahaqit, Pavlanit dhe Llabjanit.

Gjatë homazheve, Osmani dhe Abdixhiku nderuan kujtimin e të gjithë të rënëve dhe ritheksuan domosdoshmërinë që krimet e kryera në Kosovë të mos harrohen kurrë dhe autorët të vihen para drejtësisë.

“Synimi i forcave serbe ishte spastrimi etnik i kësaj pjese dhe shfarosja e popullit shqiptar. Secili nga këta të vrarë është pjesë e historisë së Kosovës, e sakrificës për liri dhe shtet. Drejtësia për viktimat e luftës vazhdon të mbetet obligim institucional dhe kombëtar, sepse paqja e qëndrueshme mund të ndërtohet vetëm mbi të vërtetën dhe drejtësinë”, u tha gjatë homazheve.

Në përvjetorin e kësaj masakre, u bë thirrje për kujtesë të përhershme institucionale dhe qytetare ndaj të gjitha viktimave të luftës në Kosovë, si dhe për angazhim të pandërprerë në kërkim të drejtësisë për krimet e kryera gjatë luftës.

Më 14 maj 1999, forcat e regjimit gjenocidal serb kryen një nga krimet më të rënda ndaj popullatës civile shqiptare në rajonin e Pejës, duke vrarë e masakruar barbarisht 44 civilë në Qyshk, 17 në Zahaq, 21 në Pavlan dhe 13 në Llabjan. Në tërë rrethinën Qyshk–Pavlan–Zahaq–Llabjan, rreth 100 civilë shqiptarë u vranë mizorisht.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

“Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”, Ymeri e LDK’së thotë se populli do t’i përgjigjet Kurtit nëse synon ta zgjasë krizën

Gazi Amerikan dhe Kosova, a po humbasim një mundësi strategjike?

Haxhiu në shfaqjen e dokumentarit për Adem Shehin: Shqipëria ishte krah Kosovës në ditët më të vështira

Zvicra nuk do të ulë numrin e ushtarëve në Kosovë

Mbi 90% e votave të numëruara, këto janë top-dhjetëshet e kandidatëve më të votuar

Kurti: 12 qershori, simbol i lirisë dhe i rrugëtimit historik të Kosovës

Sami Lushtaku për Sahit Jasharin: Do të kujtojmë gjithmonë

Endriti Thaçi publikon mesazhin e babait nga Haga për vdekjen e Sahit Jasharit

Gjykata Supreme hedh poshtë ankesën e anëtares së KQZ-së lidhur me votimin me dokumente të skaduara

Irani mund të godasë bizneset e Muskut në Lindjen e Mesme

Homazhe në Skenderaj, figura politike dhe qytetarë nderojnë Sahit Jasharin

Limaj: 12 Qershori është dita që na rikthen në kujtesë sakrificën e madhe të popullit tonë

Hoxhaj: Më pranë se kurrë ditës kur çlirimtarët në Hagë do t’i kthehen Kosovës

Dosja e prokurorisë ndaj 5 të akuzuarve që ngarkohen se vranë pesë civilë shqiptarë gjatë luftës

Hetimi për Zvërnecin, SPAK: Bllokohen 128 milionë euro transaksione për shitjen e tokës

Osmani për 12 qershorin: Qofsh përjetë e bekuar Kosova jonë e dashur