Lajmet

Konjufca për Vjosa Osmanin: E goditi hapur Qeverinë në 2024-ën, por VV-ja i fitoi dy palë zgjedhje

13.05.2026 21:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Konjufca për Vjosa Osmanin: E goditi hapur Qeverinë në 2024-ën, por VV-ja i fitoi dy palë zgjedhje

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka deklaruar se raportet mes partisë në pushtet dhe ish-presidentes Vjosa Osmani kishin nisur të ftoheshin gjatë vitit 2024, duke përmendur deklaratën e saj në Kuvend si “goditje të hapur” ndaj Qeverisë së Albin Kurti.

Konjufca tha se fjalimi i Osmanit në fund të vitit 2024, ku ajo kishte kritikuar Qeverinë lidhur me raportet me SHBA-në, ishte reflektim i ndarjes së rrugëve mes saj dhe LVV-së.

Ai shtoi se periudha 2022-2023 kishte qenë më e mirë sa i përket bashkëpunimit me Osmanin, por se më pas kishte ardhur momenti i “thyerjes”.

“Për deklaratën e saj në dhjetor të viti 2024 aty më ka dudkur se Vjosa Osmani e ka bërë një ndarje, për deklaratën e saj {për bixhozin], e cila ka qenë një goditje e hapur publike ndaj qeverisë e kështu me radhë. Ajo ishte reflektim i vitit 2024 sepse viti 2022 – 2-23 ka shkuar më mirë në bashkëpunim me të…. Fjalimi i saj në vitin 2024 është refleksion i asaj që po e them unë, që faktikisht rrugët ishin ndarë, pra duhet të kuptoni, ajo që është esenciale për mendimin tim pas kësaj që ajo ua bëri me dije qytetarëve që e godet qeverinë edhe që nuk është më në të njëjtin mendim me qeverinë, pas atij momenti kur u bë e ditur për qytetarët LVV-ja i fitoi dy palë zgjedhje, mbas atij konstatimi”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, kryeministri Kurti ose zyrtarë të tjerë të Qeverisë mund të japin më shumë detaje për raportet me Osmanin, nëse e konsiderojnë të nevojshme për opinionin publik.

Ai shtoi se LVV-ja nuk e ka parë të arsyeshme mbështetjen e një presidenteje që, sipas tij, “do ta godiste Qeverinë edhe në vazhdim”.

Konjufca deklaroi se, sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje arriti rezultatin prej 51 për qind në zgjedhje edhe pas “goditjeve” që kishte marrë nga Vjosa Osmani.

Ai tha se qytetarët e kanë perceptuar ndryshimin e qëndrimit të Osmanit ndaj LVV-së si një veprim politik të lidhur me pozitën e saj.

Sipas tij, një qasje e tillë nuk përfaqëson politikë afatgjate dhe nuk ndërtohen kështu raportet politike.

Megjithatë, Konjufca tha se jo të gjitha arsyet e ndarjes me Osmanin do të bëhen publike, duke theksuar se LVV nuk i përdor bisedat sensitive shtetërore si “armë të fushatës zgjedhore”.

“Unë nuk mendoj që është gjuhë e lavdishme kjo që e ka zgjedh ajo. Kurse sa i përket kësaj se përse u nda rruga me të unë mendoj që ato kurrë nuk kanë me dalë të gjitha, edhe pse nuk kanë me dalë të gjitha sepse, LVV e ka një kulturë pulitke e cila mendon që bisedat më sensitive që i këna pasur për shtetin, e që shpeshherë mund të konsiderohen të klasifikuara, me i bë armë të fushatës zgjedhore. Pse me ia dhënë Kosovës një presidente e cila me siguri të madhe do ta dinim që do at godiste qeverinë në vazhdim, deri në vitin 2030 kur është qeveria, ka deklaruar Konjufca në Debat Plus.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Policia e Kosovës falënderon qytetarët për protestën e qetë dhe pa incidente

Policia e Kosovës falënderon qytetarët për protestën e qetë dhe pa incidente