Lajmet

Shtimja çon administratën në Shqipëri për puntori, kontrata kushton 3 mijë e 864 euro

13.05.2026 12:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Shtimja çon administratën në Shqipëri për puntori, kontrata kushton 3 mijë e 864 euro

Komuna e Shtimes ka nënshkruar kontratë në vlerë prej 3 mijë e 864 euro për organizimin e një puntorie-trajnimi me stafin e administratës komunale, aktivitet i cili do të mbahet gjatë muajit maj në Shqipëri. Tenderi është realizuar përmes procedurës së kuotimit, ndërsa kontrata i është dhënë operatorit ekonomik “Sherif Salihi B.I.” nga Dragashi, raporton Infosot.

Sipas dokumenteve të tenderit, vlera e parashikuar e kontratës ka qenë 4 mijë euro, ndërsa oferta fituese ka qenë vetëm pak më e ulët, konkretisht 3 mijë e 864 euro. Në garë kanë qenë dy operatorë ekonomikë, ndërsa edhe oferta tjetër e përgjegjshme ka qenë shumë afër vlerës së parashikuar, me çmim prej 3 mijë e 998 euro e 20 centë.

Ajo që bie në sy në këtë tender janë specifikat teknike dhe shërbimet që duhet të përfshihen brenda kësaj vlere. Sipas kërkesave të komunës, operatori ekonomik duhet të sigurojë akomodim në hotel për tri net për 69 persona të administratës komunale, tri mëngjese, tri darka, si dhe nga një lëng dhe ujë gjatë çdo shujte. Përveç kësaj, hoteli duhet të ketë edhe sallë konference ku do të mbahet puntoria e stafit.

Në dokumente specifikohet se akomodimi duhet të organizohet me nga dy persona në dhomë, ose eventualisht tre persona “në kushte të njëjta”. Qyteti në Shqipëri ku do të mbahet trajnimi nuk është përcaktuar në tender, por thuhet se do të caktohet sipas marrëveshjes mes komunës dhe operatorit ekonomik. Edhe data e nisjes dhe kthimit do të përcaktohet më vonë me kontratë.

Tenderi parasheh që të gjitha këto shërbime të përfshihen në çmimin total të ofertës. Kjo do të thotë se brenda shumës prej 3 mijë e 864 euro duhet të mbulohen tri net fjetje për 69 persona, ushqimi për tri ditë, pijet gjatë vakteve dhe salla e konferencës për zhvillimin e trajnimit.

Në dokumentet e publikuara nuk jepen detaje shtesë për hotelin ku do të vendoset stafi, standardin e akomodimit apo përmbajtjen konkrete të trajnimit. Po ashtu, nuk sqarohet tema e puntorisë dhe as arsyet pse aktiviteti është planifikuar të mbahet jashtë Kosovës.

Kontrata është nënshkruar më 29 prill 2026 dhe do të ketë kohëzgjatje dy mujore.

KK Shtime Njoftimi per nenshkrimin e kontrates (Dokument)

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje