Lajmet

Specialja tregon kushtet e “mira” të burgut në të cilin po mbahen “Thaçi e tjerët” në Hagë

12.05.2026 19:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Specialja tregon kushtet e “mira” të burgut në të cilin po mbahen “Thaçi e tjerët” në Hagë

Dhomat e Specializuara të Kosovës, të njohura ndryshe si Gjykata Speciale, kanë publikuar sot disa pamje nga hapësirat e Qendrës së Paraburgimit, ku po mbahet Hashim Thaçi dhe të akuzuarit tjerë, në Hagë.

Në këtë video, Specialja “lëvdohet” se si të akuzuarit këtu kanë kushte të mira.

“Të paraburgosurit në Hagë kanë çdo ditë qasje në ajër të pastër dhe aktivitete fizike. Ata mund të marrin pjesë në aktivitete sportive, të gatuajnë dhe të ndajnë ushqimet së bashku, si dhe të socializohen”, thuhet mes tjera, në material viziv, të publikuar në X, transmeton KosovaPress.

Specialja është kujdesur të tregojë se gjatë muajit, të paraburgosurit mund të bëjnë dhe të pranojnë thirrje telefonike, të kenë korrespondencë dhe se “ata kanë 10 ditë në muaj për vizita nga anëtarët e familjes, miqtë dhe të njohurit.

“Të paraburgosurit mund të marrin pjesë në shërbesa fetare. Ata kanë qasje edhe në materiale për shkrim”, thuhet më tutje në video. “Po ashtu, ata kanë qasje në programe radiofonike dhe televizive në gjuhën shqipe, si dhe në libra, revista dhe gazeta”.

Specialja ka thënë se “paraburgimi para ose gjatë gjykimit vendoset vetëm kur konsiderohet i domosdoshëm për të parandaluar një rrezik të konsiderueshëm, siç është mundësia që i akuzuari të tentojë të frikësojë ose të ndikojë te dëshmitarët”.

“Çdo dy muaj, gjyqtarët e Dhomave të Specializuara rishikojnë masën e paraburgimit për të vlerësuar nëse ajo vazhdon të jetë e nevojshme dhe e arsyeshme”, thuhet në njoftimin e Speciales në X. /KosovaPress/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje