Hoti: Më 7 qershor, qytetarët e Kosovës do të vendosin për partneritetin strategjik të Kosovës me BE-në e SHBA-në

12.05.2026 11:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Hoti: Më 7 qershor, qytetarët e Kosovës do të vendosin për partneritetin strategjik të Kosovës me BE-në e SHBA-në

Ish-deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka bërë me dije se më 7 qershor qytetarët e Kosovës do të votojnë për partneritetin strategjik të Kosovës me BE-në dhe SHBA-në.

Ai ka vlerësuar se ky partneritet nuk është vetëm përcaktim ekonomik dhe politik i Kosovës.

Në profilin e tij në Facbook, Hoti ka shkruar se është ekzistencial për të ardhmen euro-atlantike të Kosovës dhe të gjithë shqiptarëve.

“Më 7 qershor, qytetarët e Kosovës do të votojnë PËR partneritetin strategjik të Kosovës me BE dhe SHBA. Ky partneritet nuk është vetëm përcaktim ekonomik dhe politik i Kosovës, është ekzistencial për të ardhmen euro-atlantike të Kosovës dhe të gjithë shqiptarëve”, ka shkruar Hoti.

Në statusin e tij të gjatë, ai ka treguar për marrëveshjet e rëndësishme që qeveritë e mëhershme kanë nënshkruar me BE-në dhe SHBA-të.

“Pas shpalljes së pavarësisë më 2008, qeveritë e njëpasnjëshme kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim dhe partneritet strategjik të Kosovës me aleatët perëndimorë. Në këto marrëveshje hyjnë partneritetet bilaterale, anëtarësimet në organizata ndërkombëtare si Banka Botërore dhe FMN, dhe marrëveshjet e borxhit shtetëror për projekte strategjike etj. Në mesin e këtyre marrëveshjeve, dy janë kryesoret, që mund të konsiderohen marrëveshje historike pasi e kanë përcaktuar partneritetin afatgjatë të Kosovës me aleatët euro-atlantikë, e para me BE-në dhe e dyta me SHBA-në”, ka shkruar ai.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Bedri Hamza mirëpret në PDK kolonel Skender Hoxhën, do të jetë kandidat për deputet

Serwer për Gjykatën Speciale: Miliona euro të shpenzuara, por pa drejtësi për Kosovën

Serwer për Gjykatën Speciale: Miliona euro të shpenzuara, por pa drejtësi për Kosovën

Hoti: Më 7 qershor, qytetarët e Kosovës do të vendosin për partneritetin strategjik të Kosovës me BE-në e SHBA-në

Hoti: Më 7 qershor, qytetarët e Kosovës do të vendosin për partneritetin strategjik të Kosovës me BE-në e SHBA-në

Bedri Hamza i kërkon Limajt ta mbështes PDK-në në zgjedhjet e 7 qershorit: Hapet rruga për bashkëpunim në të ardhmen

Veliu me “jo” të madhe për Abdixhikun e Osmanin, të parin e quan mashtrues, të dytën avanturiere

Lladrovci pas refuzimit të Limajt nga PDK: Kreatorët e kësaj fryme s’po i bëjnë shërbim Kosovës, e as partisë

Dega e LDK-së në Podujevë e propozon edhe Agim Veliun si kandidat për deputet

Votohet Ardian Gjini si bartës i listës së AAK-së

Hamza: Fatmir Limaj nuk do të jetë pjesë e listës së PDK-së

Konjufca për dialogun: Serbia e ka goditur Kosovën në mirëbesim

Kos: Ka vend për të gjitha shtetet e BP-së në BE, nëse japin rezultate – japim edhe ne

Osmani: Faleminderit për çdo përqafim që na bashkoi për shtëpinë tonë më të shtrenjtë: Kosovën

Reagon Specialja: Interpretimet e raportit të avokatëve të Anglisë dhe Uellsit janë të pasakta

Helen Fraser dëshmon në gjykimin ndaj Thaçit dhe tjerëve kundër administrimit të drejtësisë

Kurti hapi konferencën “Future Industry Minds 2026“, thotë se Kosova ka potencial të madh të fuqisë punëtore

Ekspertja thotë se për transkriptimin e audios nga vizita e Kuçit përdori Inteligjencën Artificiale