Lajmet

Serwer për Gjykatën Speciale: Miliona euro të shpenzuara, por pa drejtësi për Kosovën

12.05.2026 11:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Serwer për Gjykatën Speciale: Miliona euro të shpenzuara, por pa drejtësi për Kosovën

Profesori amerikan dhe njohësi i zhvillimeve në Ballkan, Daniel Serwer, ka ngritur kritika të forta ndaj Dhomave e Specializuara, duke vlerësuar se kjo gjykatë nuk ka arritur të përmbushë standardet e drejtësisë që presin qytetarët e Kosovës.

Reagimi i Serwer vjen pas publikimit të raportit të përgatitur nga Komiteti i Odës së Avokatëve për të Drejtat e Njeriut i Anglisë dhe Uellsit, i cili evidenton një sërë shkeljesh dhe problemesh serioze në proceset gjyqësore të Gjykatës Speciale.

Sipas Serwer, raporti nxjerr në pah shqetësime të mëdha lidhur me moslirimin nga paraburgimi, pranueshmërinë e provave dhe mungesën e barazisë së armëve mes palëve në proces gjyqësor. Ai paralajmëroi se vendimet e kësaj gjykate mund të kenë ndikim edhe në paqen dhe stabilitetin në rajon.

“Ajo që nuk thotë raporti është se një gjykatë që i kushton bashkësisë ndërkombëtare disa qindra milionë euro nuk ka arritur të ofrojë drejtësi që përmbush standardet që kërkon populli i Kosovës. Dënimi dhe burgosja e mëtejshme nuk do ta përmirësojnë reputacionin e drejtësisë ndërkombëtare askund tjetër përveç në Serbi”, ka deklaruar Serwer.

Ndërkohë, Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë mohuar gjetjet e raportit të ekspertëve britanikë.

Raporti rreth 100-faqësh është hartuar me kërkesë të Avokati i Popullit i Kosovës dhe trajton mënyrën e funksionimit të proceseve gjyqësore në Hagë, duke evidentuar një numër të madh dilemash juridike dhe shkeljesh procedurale.

Në dokument theksohet se mandati i Gjykatës Speciale ka pësuar ndryshime të mëdha ndër vite. Sipas raportit, fillimisht fokusi ishte te pretendimet për trafikim organesh dhe krim të organizuar, ndërsa më pas proceset janë përqendruar te akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit ndaj ish-krerëve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Ekspertët britanikë vlerësojnë se, megjithëse juridikisht gjykata ka mandat të ndjekë edhe persona të tjerë, fokusi pothuajse ekskluziv ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së ka krijuar polemika të vazhdueshme politike dhe juridike.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Policia e Kosovës falënderon qytetarët për protestën e qetë dhe pa incidente

Policia e Kosovës falënderon qytetarët për protestën e qetë dhe pa incidente