Lajmet

Lladrovci: Përvojën e Ushtruesit të detyrës nuk do ta përsëris

08.05.2026 12:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Lladrovci: Përvojën e Ushtruesit të detyrës nuk do ta përsëris

Lidhur me situatën e krijuar në Degën e PDK-së në Drenas, Ramiz Lladrovci ka dhënë një opinion ku ka theksuar se përvojën e Ushtruesit të detyrës nuk do ta përsërisë.

Ai tha se vendimi i cili është në fuqi nga viti 2025 e lëndon meritokracinë, kontinuitetin dhe arritjet e Degës me anëtarësinë besnike.

Postimi i plotë:

Përvojën e Ushtruesit të detyrës nuk do ta përsëris!

Në rrethanën e krijuar lidhur me degën e Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas, pas dorëheqjes së kryetarit të emëruar Ushtrues detyre, kam pranuar shumë mesazhe përkrahëse nga qytetarët, anëtarësia si dhe pyetje nga mediat se a po kthehem kryetar i Degës.

Nuk pretendoj të bëhem sërish ushtrues detyre i kryetarit të Degës së PDK-së në Drenas e as të jem i emëruar me vendim nga Kryetari, deri sa është në veprim vendimi i vitit 2025, i cili autorizon Kryesinë të bëj votime për kandidaturat e kryetarëve të komunës. Ky vendim e lëndon meritokracinë, kontinuitetin dhe arritjet e Degës me anëtarësinë besnike.

Një herë kam pranuar të jem ushtrues detyre, të dytën herë, nuk e bëj. Këtë përvojë, nuk do ta përsëris.

Më 2021, kam pritur të respektohet vendimi i Kryetarit të PDK-së, i cili me mekanizmat partiak e vlerëson dhe propozon kandidaturën, por, jo edhe votim duke e hedhur përgjegjësinë në skemat për të ndëshkuar apo shpërblyer ndonjë kandidat.

Dorëheqja e Ushtruesit të detyrës as më ka afruar e as më ka larguar nga PDK.

Kam qenë, jam dhe mbetem në PDK, kam theksuar kështu nga dita kur votat në Kryesi kishin vendosur kundër meje, kohë kur në zgjedhjet e fundit qendrore si Ushtrues detyre i kryetarit dhe Shef i shtabit zgjedhor kishim marrë 19.614 vota dhe isha shtatë herë i shpallur kampion i performancës.

E kam deklaruar shumë herë edhe vite më parë se nuk kam pretendime për ta udhëhequr Degën e PDK-së në Drenas. Kam kërkuar që të mos jem as në kryesi dhe në vendin tim të emërohet ndonjë i ri apo e re nga komuna jonë.

Tash nuk kam pritur veprime të vonuara dhe porosi çorientuese apo përçarëse ndaj bastionit të PDK-së. Fitorja ime më 12 tetor, dhe PDK-së më 28 dhjetor, nuk ishin rastësi, këtë duhet ta dinë edhe ata që i kisha dhe i kam kundër në parti e në Komunë.

Sot, përkundër zërave që thonë se “u lirua rruga” dhe tash Unë mund ta udhëheqë Degën dhe Shtabin për zgjedhjet e 7 Qershorit, nuk e marrë afër zemrës.

Dështakët nuk mund të promovojnë e as të tregtojnë vizione për PDK-në. Ata mund të marrin rroga në kryesi, por, mësimet e lavdërimet i kanë bajate.

Kontributi im dhe të gjithë asamblistëve tanë, të drejtorëve të komunës, me nëndegë, shtabet lokale, simpatizantët dhe anëtarësinë gjithëpërfshirëse, si asnjë herë më parë, do të jemi të mobilizuar për fitoren e PDK-së dhe kandidatëve të PDK-së në komunën e Drenasit dhe më gjerë.

Mbrëmja e 7 Qershorit do të jetë krenare në komunën e Drenasit me jehonë deri te heronjtë tanë të luftës dhe paqes.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje