Lajmet

Kreshnik Smajlaj zgjedhet kryetar i AAK-së në Prishtinë

07.05.2026 21:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kreshnik Smajlaj zgjedhet kryetar i AAK-së në Prishtinë

Kreshnik Smajlaj, është zgjedhur kryetar i degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Prishtinë.

Kjo u bë e ditur nga Ramush Haradinaj.

Haradinaj tha se kryeqyteti ka një rëndësi të veçantë për Aleancën.

“Prishtina është qendra ku matet vizioni për zhvillimin dhe energjia e ndryshimit që i duhet Kosovës. Prandaj, gjatë qeverisjes së Aleancës, kryeqytetit i ofruam mbështetje konkrete dhe vëmendjen që meriton një kryeqytet evropian”, tha Haradinaj.

“Sot, në Kuvendin Zgjedhor të Aleancës në Prishtinë, ishte kënaqësi që bashkë me kryetarin Ardian Gjini të shohim mobilizimin dhe energjinë e strukturave tona. Urime Kreshnik Smajlajt për zgjedhjen Kryetar i Degës së Aleancës në Prishtinë. Si njëri ndër kandidatët më të votuar të Aleancës në zgjedhjet e fundit komunale, ai përfaqëson një gjeneratë të re politikani, kreativ, të përkushtuar dhe i dëshmuar edhe si sipërmarrës i suksesshëm në kryeqytet”, shtoi ai.

Ai e falënderoj kryetarin e deritanishëm, Brahim Mehmetaj, për angazhimin dhe kontributin e dhënë në krye të Aleancës në Prishtinë, si dhe për shërbimin e vazhdueshëm ndaj qytetarëve të kryeqytetit.

“Aleanca po hyn e mobilizuar në një fazë të re fuqizimi, në Prishtinë dhe në gjithë Kosovën, drejt përmbylljes së zgjedhjeve të brendshme dhe zgjedhjeve të 7 qershorit”, deklaroi kreu aktual i AAK-së.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Policia e Kosovës falënderon qytetarët për protestën e qetë dhe pa incidente

Haradinaj pas protestës në Prishtinë: Faleminderit gjithë shqiptarëve, “Jo në emrin tim!”