Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një video-mesazhi u ka bërë thirrje bashkëkombasve në diasporë që të regjistrohen për të ushtruar të drejtën e votës në proceset zgjedhore në Kosovë.
Haradinaj thekson se afati për regjistrim të votuesve nga diaspora është i hapur deri më 17 maj, duke nënvizuar rëndësinë e pjesëmarrjes së tyre në vendimmarrje.
“Të nderuar bashkëkombas në diasporë, regjistrimi juaj për të votuar do të zgjasë deri më 17 maj. Duke e shfrytëzuar të drejtën e votës, ju i ruani lidhjet e forta me atdheun dhe kontribuoni për të ardhmen e Kosovës. Prandaj, regjistrohuni,” thuhet në mesazhin e tij.




























