Lajmet

Konjufca takohet me homologen e tij në Irlandë, i kërkon mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në BE

06.05.2026 14:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Konjufca takohet me homologen e tij në Irlandë, i kërkon mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në BE

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca në vizitën e  tij të parë bilaterale në Irlandë, është takuar me homologen e tij, Helen McEntee.

Konjufca, përmes një postimi në profilin e tij ën rrjetin social Facebook, ka shkruar se temë diskutimi ishte marrëdhënie ndërmjet Kosovës dhe Irlandës.

Konjufca, ka thënë se duke qenë se Irlanda do të marrë drejtimin e presidencës së Bashkimit Europian, kërkuan mbështetjen e tyre në pranimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE.

“U dakorduam që Kosova nuk mund të veçohet nga procesi dhe përcaktimi i anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian”, ka thënë Konjufca.

Postimi i tij i plotë:

Në vizitën time të parë bilaterale në Irlandë pata kënaqësinë të takohem me Ministren për Punë të Jashtme dhe Tregti znj. Helen McEntee, me të cilën diskutuam për marrëdhëniet ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Irlandës, miqësinë mes popujve tanë dhe shumë vlera të përbashkëta që ndajmë. Ishte vlerësim i përbashkët që raportet tona duhet të zgjerohen dhe intensifikohen në shumë drejtime dhe fusha. Po ashtu, duke qenë se Irlanda do të marrë drejtimin e presidencës së Bashkimit Europian, kërkuam mbështetjen e tyre në pranimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE. U dakorduam që Kosova nuk mund të veçohet nga procesi dhe përcaktimi i antarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

Gjatë vizitës u takova gjithashtu me anëtarë të Komitetit të Përbashkët për Çështjet e Bashkimit Evropian të Parlamentit irlandez dhe me Senatorin Pat Casey, takime të cilat riafirmuan mbështetjen parlamentare të Irlandës për rrugën evropiane të Kosovës.

 

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje