Lajmet

Rikthimi i Osmanit në LDK, Avdyli: Ku është Vjosa, jam edhe unë

05.05.2026 19:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Rikthimi i Osmanit në LDK, Avdyli: Ku është Vjosa, jam edhe unë

Ish-deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, ka bërë të ditur se nuk ka qenë i interesuar të vazhdojë kandidimin e tij për deputet, pasi synimi i tij ka qenë t’i rikthehet profesionit.

Megjithatë, ai ka pranuar se një vendim i tillë mund të interpretohej si mungesë mbështetjeje ndaj ish-presidentes Vjosa Osmani.

Për këtë arsye, Avdyli ka theksuar se ka rishqyrtuar qëndrimin e tij dhe ka vendosur të qëndrojë pranë Osmanit në këtë fazë politike, kur gjithnjë e më shumë po flitet për rikthimin e saj në LDK.

“Nuk kam qenë i interesuar të vazhdoj kandidimin tim, nuk jam akoma aq i interesuar të vazhdoj kandidimin si deputet, dua t’i kthehem profesionit, por kjo mund të shihet nga dikush si një lloj lënie e Vjosës në baltë, nga ana ime”, tha ai në DPT te Fidani në Klan Kosova.

Avdyli ka deklaruar se do të jetë aty ku është Osmani, duke shtuar se fokusi duhet të mbetet te kauza.

“Për këtë arsye, ku është Vjosa do të jem edhe unë, e kam menduar, e kam shqyrtuar, e kam biseduar prapë, jo me ndonjë entuziazëm që do të bëhem deputet, nuk e kam problem edhe mos me u bë deputet, por në këtë rast mendoj që duhet me i ndihmu Vjosës edhe kësaj here dhe me i ndihmu që të jetë në skenën politike, le të ecë kauza, jo Haxhi Avdyli a është deputet”, tha ish-deputeti.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje