Një video e cila tregon pamjet e rënda nga aksidenti i pak momenteve më parë në Kamëz, ka mbërritur pranë redaksisë sonë.
Një video e cila tregon pamjet e rënda nga aksidenti i pak momenteve më parë në Kamëz, ka mbërritur pranë redaksisë sonë.
Pamjet janë të rënda dhe këshillohen të mos shikohen nga persona me zemër të dobët. Ato tregojnë qartë se aksidenti ishte tepër i rëndë.
Aksidenti tragjik ndodhi përballë gjimnazit Ibrahim Rugova, ku u përfshinë dy automjete dhe një patrullë policie. Si pasojë mbeti i vdekur E. Haxhiaj, një prej efektivëve të policisë, ndërsa dy të tjerët janë dërguar në spital.
Në video duket moment kur njëri prej efektivëve futet në patrullën e policisë, për shkak të vonesës së ambulancës. Ndërsa në videon tjetër duket polici i shtrirë në rrugë i gjakosur, i cili lufton për jetën (nuk dihet se cili prej tyre ka humbur jetën).
Nga videot kuptohet ankthi i madh i qytetarëve që u përballën me skenën si dhe sharjet e tyre kundrejt shërbimit të urgjencës i cili nuk dukej askund.