George W. Bush dhe Barack Obama nuk janë thjesht dy krerë të lartë që kanë udhëhequr Shtëpinë e Bardhë, por edhe dy miq të mirë jashtë pas skene. E këtë gjë e kanë treguar edhe gjatë përurimit të Muzeut të parë kombëtar mbi historinë afro-amerikane në Uashington DC.
Por ajo që ka rënë më shumë në sy është një moment tejet i veçantë, kur ish-presidenti Bush i ka kërkuar kreut aktual të Shtëpisë së Bardhë, Barack Obama, i cili do të lërë postin e tij në janar të vitit të ardhshëm pas zgjedhjeve të nëntorit, ta ndihmojë në bërjen e disa “selfie”-ve.
Pavarësisht se vijnë nga kampe rivale të politikës amerikane, siç e kanë treguar edhe shumë herë në histori, amerikanët dinë të bashkohen për gjëra që nuk i ndajnë thelbësisht.
/ Top Channel