Schalke 04 në krizë, Kolni vetëm një pikë ndaj Liepzing

E publikuar: 25/09/2016 21:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Schalke 04 në krizë të thellë rezultatesh. Blutë mbretërorë dështuan të merrnin pikë në fushën e Hoffenheimit, ku pësuan humbjen e pestë radhazi në Bundesligë. 2-1 ishte rezultati përfundimtar i sfidës së Rhein-Neckar-Arena, ku skuadra e Markus Weinzierl pësoi një humbje me përmbysje që në pjesën e parë. Që në minutën e katërt Chupo Moting, realizoi për Schalke pas pasimit të Embolos.

Kundërpërgjigjja e vendasve erdhi në të 17-ën me Kramaric, pas pasimit të Kaderabek.

Ndërsa në minutën e 41-të Rupp e coi Hoffenheimin në dhomat e zhveshjes në avantazh 2-1.

Në pjesën e dytë pavarësisht përpjekjeve të Shchalkes, vendasit mundën ta ruanin rezultatin për të siguruar fitoren e parë në Bundesligë.

Përfundoi 1-1 sfida me Kolnit dhe Leipzigut, ku Mergim Mavraj luajti për 90 minuta lojë. Skuadra mike e sapongjitur për herë të parë në Bundesligë shënoi që në minutën e 5-të me Burke, falë një vizioni të madh lojë të Marcel Sabitzer.

Kolnit i mjaftuan vetëm 20 minuta për të barazuar shifrat me Osako, pasi një sulmi ku meritë të vecantë pati Rauch.

Në pjesën e dytë munguan rastet e pastra pasi të dyja skuadrat menduan më shumë për të mos pësuar një tjetër gol./supersport.al/