Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka marrë pjesë në pritjen vjetore të Presidentit Barack Obama që e organizon për personalitetet botërore gjatë mbajtjes së Asamblesë së Përgjitshme të OKB-së.
Në këtë pritje ka marrë pjesë edhe Kryeministri Isa Mustafa ku së bashku me Hoxhajn kanë takuar liderë të shumtë botërorë si President, Kryeministra dhe ministra të jashtëm.
Mustafa e Hoxhaj kanë takuar Kryeministren e re të Anglisë, të Polonisë, Hungarisë, Sekretarin e NATO-së e shumë të tjerë.
Kjo pritje dhe takimet e shumta të Mustafës dhe Hoxhajt në margjina të AP të OKB-së kanë shërbyer si mundësi e mirë për të lobuar për njohje të reja.