Lajmet

A paguhen vërtetë gratë në Kosovë për të bartur shaminë?

20.09.2016 16:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
A paguhen vërtetë gratë në Kosovë për të bartur shaminë?

Tema e shamisë në Kosovë ka provokuar debate të nxehta, ka nxitur protesta masive, që do ta turpëronin edhe opozitën aktuale nëse krahasohet pjesëmarrja në to. Partitë me orientim islamik, me kauzën e shamisë, kanë qëndruar në pushtet për mandate të tëra. Dyshimet që bartja e shamisë nga gratë në Kosovë, stimulohet me financa nga jashtë, tashmë po diskutohen edhe në rrafsh ndërkombëtar. I fundit që ka folur për këtë, është kryediplomati austriak Sebastizan Kurz, i cili ka paralajmëruar për rrezikun e radikalizmit islamik në Shqipëri, Bosnjë e Kosovë.

Labinotë Demi, deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Anamorava nuk shquhet për diskutime as të zjarrta e as të ndonjë lloji tjetër në këtë institucion. Madje as për mbrojtje të të drejtave të gjinisë së saj që nuk janë kënaqshëm të avancuara, e megjithatë ajo dallon nga shoqet se është deputetja e parë kosovare që mbanë hixhabin- mbulesën islamike.

Por, simboli i saj religjioz dhe i grave tjera, po vihet në dyshim nga politikanë europianë me ndikim, që po shprehin dyshime për përfshirje të parave në fenomenin e mbulesës islame në rritje në Kosovë.

“Në Shqipëri, Bosnje e Kosovë duhet të stopohet radikalizmi në rritje islamik. Ekziston një ndikim i fuqishëm fetar e ideologjik ndërsa femrat po paguhen në mënyrë që të dalin të mbuluara tërësisht nëpër rrugë” tha të hënën Ministri austriak i Punëve të Jashtme, Sebastian Kurz, raporton kleinezeitung.at.

Por, një konstatim si ky nuk është aspak i ri, madje as që është nisur nga jashtë, së paku jo për rastin e Kosovës.

Deputeti i partisë në pushtet, nënkryetari i Kuvendit nga PDK’ja, Xhavit Haliti vite më parë kishte alarmuar për këtë fenomen.

Haliti, që është edhe njëri nga nënkryetarët e partisë së Kadri Veselit duke folur për rrezikun e terrorizmit në Kosovë dhe për të cilin thoshte se është pashmangshëm i lidhur me varfërinë përmendi edhe pagesat për vënie shamisë e shkurtim pantallonash- simbole të rrymës radikale të islamit politik, salafizmit.

“Besoj se gjithçka mund të ndryshojë situatën, bindjen dhe interesin për tu angazhuar në këto organizatave të cilat në emër të ndihmave sociale shkollimit, konvikteve i fusin në një kurth sepse nuk kanë nga ia mbajnë. Shndërrohen në mbajtës të familjeve dhe nëse ti paguan njerëzit, ata nuk e kanë problem të vënë një shami e të shkurtojnë pantallonat dhe të zgjasin mjekrën. Por si shtet, nëse arrin të zbusësh varfërinë sociale, atëherë nuk do të kishin qenë këto probleme”, pati thënë për “OraNeës TV” Xhavit Haliti në dhjetorin e vitit 2014.

Dhe ndërkombëtarët me ndikim në Kosovë kanë qenë në vijnë e këtij zyrtari të PDK’së, e edhe të Sebastian Kurzit.

Euro-deputetja dhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Ulrike Lunacek kohë më parë kishte qenë më direkte se kushdo nga ndërkombëtarët, kur u pyet për mos lejimin e shkollimit të femrës në shkollat publike, ajo tha se nuk është mirë që gratë të bartin shaminë.

“Unë kam një opinion personal dhe mendoj personalisht këtë e them shumë shpesh se unë mendoj që edhe shamitë brenda fesë janë mjet për t’i nënshtruar gratë, për t’i vendosur ato në një pozitë me të ulët se burrat. Mund të thoni se kjo nuk është e saktë, por mendoj edhe në katolicizëm e kemi këtë, edhe motrat e nderit vendosin shami”, pati thënë Lunacek në vitin 2014 në një panel në kuadër të organizimeve për shënimin e “Javës së Gruas”.

E tema e shamisë në Kosovë ka provokuar debate të nxehta, ka organizuar protesta e ka mbajtur parti islamike në pushtet për mandate të tëra.

“Kjo nuk lejohet dhe nuk do të lejohet, sepse Republika e Kosovës është shtet laik…Nuk do të lejohet bartja e shamisë”, kjo deklaratë e ish-Presidentes Atifete Jahjaga shkaktoi shumë debat e reagime që nuk u ndalën madje as me ofendime, por shkuan deri te kërcënimet.

Por, pikërisht tema të cilës po i referohej Jahaga në këtë rast, mos-lejimi i femrave me mbulesë në shkollat publike para moshës 18 vjeçare është edhe burimi i fuqisë votuese që e mban në pushtet tash për mandatin e tretë partinë islamike Partia e Drejtësisë (PD) së Ferid Aganit.

PD’ja e Aganit, i dorëhequr së fundmi pasi u akuzua nga Prokuroria Speciale për korrupsion si Ministër i Shëndetësisë në fushatat e tyre “Në emër të Zotit me Drejtësi” kanë pasur dy pika kryesore: Lajmimin e vijimit të shkollimit në institucionet publike për femrat me mbulesë dhe futjen e lëndës fetare në shkollat publike.

Madje edhe koalicioni i fundit i tyre me PDK’në e Hashim Thaçit para zgjedhjeve të fondit nacionale u bë vetëm pasi që Ministria e pati premtuar që do të ndryshonte një udhëzim administrativ që ndalon simbolet fetare, ku hynë edhe shamia, brenda objekteve të shkollave publike- udhëzim i miratuar as ministër i këtij dikasteri ishte Enver Hoxhaj, tash krye-diplomat kosovar.

Ndryshimi i këtij udhëzimi ishte veç kozmetik, dhe këtë e denoncoi atëherë nën-kryetari i PD’së, sot deputet i pavarur, Doktori Gëzim Kelmendi që bashkë me Labinotë Demin vazhdojnë në publik të mbrojnë dy kazuat kryesore të PD’së: Shaminë e lëndën e mësimit fetar në shkollat publike.

Derisa shamia në shikim të parë nuk është më shumë se një copë veshje, e përdorur si simbol fetar për nevoja politike ka ditur që në Kosovë të mbledh masa për këtë kauzë.

“Allahu Ekber…Allahu Ekber….” mund të dëgjohen edhe sot thirrjet e njerëzve pas çdo fjalie të liderëve të protestës, pamje këto të ruajtura në YouTube që nga qershori i viti 2010.

Në këto pamje që ende ekzistojnë të ngarkuara video amatore nga mbulimi i protestave pro-mbulesës islame, protestat për “Asicioacion” e “Demarkacion” i bënë të duken “protestëza” dhe partitë opozitare të ndihen të vogla para drejtuesve fetarë në ballë të këtyre protestave.

Debati për investime të parave të jashtme për nevoja të islamit politik në Kosovë ekzistojnë që moti, dhe ato efekte tashmë janë parë: Prishtina (Kosova) në mesin e kryeqyteteve evropiane ka për kokë banori rekordin e numrit të xhihadistëve në ISIS e “Al-Nusra” në luftën e Sirisë- sipas Qeverisë mbi 300 sosh që nga fillimi i luftës atje; 11 imam të Bashkësisë Islame të arrestuar për terrorizëm, 5 prej të cilëve edhe zyrtarisht të akuzuar për të, një i dënuar për rekrutim të terroristëve dhe një politikanë islamik, Fuad Ramiqi, i akuzuar për thirrje në rezistencë kundër rendit kushtetues.

Pastaj, mbi 60 qytetarë kosovarë të vrarë në luftën në Siri e Irak, dhjetëra gra e fëmijë të mbajtur nga xhihadistët kosovarë atje, dhjetëra qytetarë irakianë e sirianë të vrarë nga qytetarët kosovarë, përfshirë edhe me anë të sulmeve kamikazë të ndërmarra nga të rinjtë e Shtetit më të Ri në Evropë.

E përditshmja amerikane, “The New York Times” në një seri shkrimesh të publikuar javë më parë tha që me paratë e Arabisë Saudite dhe vendeve tjera të pasura islamike që aplikojnë linjën e sekti “wahabi” Kosova dhe pse nën ndikim të fuqishëm amerikanë u shndërruar në tokë të pëlleshme për xhihadistë, derisa raportimet e mediave vendore kanë nxjerrë në vazhdimësi prova radikalizmi të shoqërisë deri në masën kur imamët edhe haptazi po kërkonin një Kosovë me Shariat.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Rizvanolli: Nuk jam marrë shumë me rastin e Martin Berishaj sepse ka ndodhur para qeverisjes tonë

Rizvanolli: Nuk jam marrë shumë me rastin e Martin Berishaj sepse ka ndodhur para qeverisjes tonë

Kurti promovon pullë postare për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së: Aleanca jonë do të vijojë të jetojë

Kurti promovon pullë postare për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së: Aleanca jonë do të vijojë të jetojë

AAB hap regjistrimet në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, ofron bursë 30%

AAB hap regjistrimet në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, ofron bursë 30%

Spahija: Nuk na mbyllën fabrikën, pezullimin e prodhimit e vendosi bordi ynë deri në daljen e analizave

Spahija: Nuk na mbyllën fabrikën, pezullimin e prodhimit e vendosi bordi ynë deri në daljen e analizave

Daka: Është shumë e qartë se përsëri po shkojmë kah zgjedhjet

Daka: Është shumë e qartë se përsëri po shkojmë kah zgjedhjet

Ombudspersoni i Speciales pretendon se disa nga të paraburgosurit s’kanë pranuar ta takojnë: Paraburgimi me standarde

Ombudspersoni i Speciales pretendon se disa nga të paraburgosurit s’kanë pranuar ta takojnë: Paraburgimi me standarde

Dosja e Prokurorisë: Pronari i ‘Veda 2 Petrol’, Dashnim Miftari dyshohet si pjesë e grupit të organizuar kriminal – kontrabandë me naftë e pastrim parash

Dosja e Prokurorisë: Pronari i ‘Veda 2 Petrol’, Dashnim Miftari dyshohet si pjesë e grupit të organizuar kriminal – kontrabandë me naftë e pastrim parash

Fotografi, emra dhe gjurmë deri te Xhandarmëria: Kush lidhet me sigurimin e Vesellinoviqit dhe Radoiçiqit?

Fotografi, emra dhe gjurmë deri te Xhandarmëria: Kush lidhet me sigurimin e Vesellinoviqit dhe Radoiçiqit?

Aktakuzë ndaj gjashtë personave për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe mashtrim në prokurim publik

Aktakuzë ndaj gjashtë personave për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe mashtrim në prokurim publik

Edi Rama: Nuk e lë në gjysmë misionin për ta futur Shqipërinë në BE, dorëheqja s’është opsion

Edi Rama: Nuk e lë në gjysmë misionin për ta futur Shqipërinë në BE, dorëheqja s’është opsion

Kurti: Në mandatin e ardhshëm do të investojmë 1 miliard euro në mbrojtje

Kurti: Në mandatin e ardhshëm do të investojmë 1 miliard euro në mbrojtje

Gjeneral Jashari takon liderët ushtarakë amerikanë, theksohet bashkëpunimi me FSK-në

Gjeneral Jashari takon liderët ushtarakë amerikanë, theksohet bashkëpunimi me FSK-në

Rafuna: Kosova po humb fonde dhe projekte për shkak të bllokadës institucionale, duhen reforma urgjente

Rafuna: Kosova po humb fonde dhe projekte për shkak të bllokadës institucionale, duhen reforma urgjente

Rama: Izolim, sanksione, humbje fondesh, mbyllje fabrikash – fatkeqësia që po e jeton Kosova si rezultat i një qeverie autokrate

Rama: Izolim, sanksione, humbje fondesh, mbyllje fabrikash – fatkeqësia që po e jeton Kosova si rezultat i një qeverie autokrate

Kompania kosovare-amerikane nis prodhimin e robotëve tokësor ushtarak

Kompania kosovare-amerikane nis prodhimin e robotëve tokësor ushtarak

Gjini reagon pas mbylljes së qumështores Vita: Po u krijohet terren produkteve serbe në markete, të gjendet një zgjidhje e shpejtë

Gjini reagon pas mbylljes së qumështores Vita: Po u krijohet terren produkteve serbe në markete, të gjendet një zgjidhje e shpejtë