Ambasadori amarikan Greg Delawie ka thënë se korrupsioni është kancer që e gërryen çdo njeri dhe theksoi se korruspsionit duhet t’i kushtohet shumë vëmendje.
Sipas tij korrupsioni pengon demokracinë dhe sundimin e ligjit dhe prish besimin e qytetarëve, si dhe gjymton zhvillimin ekonomik.
Këto deklarata i bëri në konferencën e organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane me temën ‘Etika në biznes dhe korrupsioni’.