Terroristi kosovar i ISIS’it, Lavdrim Muhaxheri vite më parë e kishte sulmuar ashpër një objekt fetar.
Ai i shoqëruar nga pasues të rrymës së njëjtë- islamit radikal në oborrin e Universitetit Publik, bash në pozitën ku në sfond shihet kisha ortodokse serbe e kontestuar së fundmi mbajnë fjalime kundër ndërtimit të Katedrales “Nënë Tereza”.
Ata kërkojnë ndërtimin e një xhamie krejt përballë Katedralës Katolike, aksion që e patën nisur grupi i islamikëve që më vonë do të krijonte partinë LISBA, por u ndërprenë punimet e tyre.
Kundër këtij objekti që shfaqet në këtë video tash është vënë kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti i partisë Vetëvendosje.